• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë sa 500 vjet

by Ilir Yzeiri
17/04/2018 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Yzeiri

Sot, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini deklaroi, se Këshilli vendosi të rekomandojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pa as më të voglin dyshim është një Ditë e Madhe për Shqipërinë. Për shumë arsye. Por kryearsyeja lidhet me identitetin tonë, me atë se çfarë përfaqësojmë dhe çfarë jemi në të vërtetë. Fati ynë i keq dhe tragjik u shënua mjaft herët dhe sot përshkrimi i udhës së gjatë prej 500 vjetësh bëhet i lodhshëm dhe të rrëzon në romantizëm e në retorikë. Mirëpo, mua më duket se bash sot është dita që edhe pak retorikë shkon, sepse, sot, zyrtarisht, ne po çelim negociatat që në një të ardhme të afërt të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, të jemi pra me identitet europian. Dhe këtu, unë, përkundër gjithë cinikëve të radhës, të cilët, me të drejtë ose pa të drejtë, nuk e durojnë retorikën nacionalromantike të shqiptarëve të martirizuar për Europën, po bëj një kalim të shpejtë dhe po mundohem të rifreskoj më së pari kujtesën time, megjithëse e di se koha që jetojmë është e mbushur më së shumti me avuj pesimizmi, dëshpërimi dhe ironie. Shpresa dhe gjendja normale apo ajo e pakëz e ngritur shpirtërore duket si një sëmundje për naivët.

Gjëja e parë që më erdhi sot ndërmend është studiuesja e njohur nga Venediku, Lucia Nadin që me librin e famshëm të saj « Shqiptarët në Venedik » dhe me tjetrin më pas « Statutet e Shkodrës » na riktheu me triumfalizëm në epokën europiane të shqiptarëve, në vitin e largët 1474 kur Shkodra ra dhe Shqipëria që kishte humbur edhe heroin e saj legjendar Gjergjin e Kastriotëve, do të zhytej në errësirën otomane për 500 vjet. Sot shqiptarët kanë vënë në dyshim gjithçka dhe shthurja mendore në disa raste i ka bërë që të shohin me dyshim historinë e tyre. Ka shqiptarë, sidomos në arealet e Kosovës apo të Maqedonisë, që nuk e duan këtë histori dhe identofikohen me turqit apo e shpallin Erdoganin baba. Neotomanizmi nuk është frazeologji gazetash apo kefehanesh. Neotomanizmi është një projekt që po vepron edhe në Ballkan. Mirëpo instikti nacional shqiptar edhe në këtë shthurje të madhe nacionale e shoqërore nuk e pranon, por e refuzon atë. Reagimi në Kosovë pas ekstradimit të të ashtuquajturëve gylenistë ishte shembullor. Dhe ironia më e madhe ishte se gazetat greke, « Kathemirini », përktësisht, u detyrua të pohonte se Turqia duhet t’i bëjë llogaritë mirë në Ballkan, sepse nacionalizmi shqiptar apo sllogani « Feja e shqiptarit është shqiptaria » është më i fuqishëm se afshet e islamizmit.

Sot është një ditë e madhe sepse ne shqiptarët jo vetëm që kemi qenë të izoluar për gati 50 vjet, por edhe kur përmbysëm diktaturën dhe u hapëm me botën, nisëm të eksportojmë mjerim, varfëri, krim dhe prostitucion. Europa thuajse na kishte harruar dhe për të ne ishim një shtet atipik dhe një vend i askujt. Të gjithë e dimë se kur Perandoria Otomane po shkërmoqej, Kongresi i Berlinit apo Konferenca e Londrës mblidheshin për të përcaktuar fatin e popujve të krishterë që kishin qëndruar nën atë pushtim. Të gjithë e dimë se si dolën trojet shqiptare pasi u shkërmoq Perandoria Otomane dhe të gjithë e dimë se çfarë makabritetesh vuajti ky vend e ky popull sidomos nga vitet 1912 e deri në vitet 1920 kur Konferenca e Paqes pas denoncimit të presidentit Willson hoqi dorë nga copëtimi i vendit. Se çfarë ndodhi në ato pak vite të qeverisjes së Mbretërisë gjithashtu e dimë mirë dhe sot është rasti të themi se Mbretëria Shqiptare, megjithë defektet që mund të ketë pasur, në një pikë duhet nderuar. Ajo e orientoi vendin drejt Europës. Ndërsa çfarë ndodhi me komunizmin shqiptar këtë e kemi të freskët sot e gjithë ditën. Sot nuk është vendi të bëjmë bilance, vetëm se një gjë duhet ta themi me zë të lartë. Projekti komunist që e shpallte Europën dhe Perëndimin si armiq të shqiptarëve, ishte projekti më tragjik dhe më kriminal që shqiptarët realizuan ndonjëherë.

Sot është një ditë e madhe sepse më në fund ne realizuam një ëndërr që do të na japë identitetin e nëpërkëmbur dhe të përdhosur prej të tjerëve dhe prej vetes. Por vetëm kaq. Që të sillemi si europianë duhet të bëjmë një revolucion të thellë në kokat tona. Në themel të Europës është Karta e Të Drejtave të Njeriut. Në themel të shteteve totalitare është e drejta e atdheut. Për fat të keq të gjithë diktatorët, të gjithë sharlatanët dhe të gjithë autoritarët fshihen pas dashurisë së atdheut. Atdheu nuk është pronë e askujt. Atdheu është liria e secilit prej nesh dhe barazia para ligjit e secilit prej nesh. Europa na ka hapur dyert  që të bëhemi pjesë e saj, por aty nuk mund të hyjmë me Atdheun folklorik, aty duhet të hyjmë si njerëz të barabartë dhe të përunjur. Kalimi nga psikologjia e turmave dhe e klaneve që e shpallin territorin e atdheut si pronë të luftëtarit apo të kriminelit të radhës në psiklogjinë e shqiptarit europian që respekton tjetrin e ndryshëm nga ai dhe ligjin, që është i barabartë para ligjit dhe që ka të drejta të barabarta mbi të mirën publike janë një kusht i vështirë që duhet përmbushur.

Sot është një ditë e madhe se ne kemi rastin që nga një popull informal që drejtohet nga emocionet nacionalromantike të nisim e të bëhemi një popull formal që e ndërton jetën e tij duke respektuar ligjet e shkruara e jo besimet dhe lidhjet e gjakut apo të tarafit e të klaneve. Reforma e thellë që po kryhet në sistemin e drejtësisë është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që do të na kthejë nga një popull që mendon me mendjen te kuleta e tjetrit dhe te zhvatja publike në një popull që arsyeton me kode e ligje të miratuara nga të gjithë.

a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In