• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë Pavarësie në shiun e Tiranës

by Linda Karadaku
28/11/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Në këtë shi që bie pothuaj çdo 28 nëntor, e shoh Shqipërinë si vendin amë dhe strehë të sigurtë, (pavarësisht sa herë është përdorur, stërpërdorur dhe keqpërdorur kjo fjalë për të gjitha arsyet dhe qëllimet e mundshme.) Gjyshërit e mi u dëbuan nga Kosova dhe Lugina e Preshevës dhe gjetën strehë dhe jetë në këtë Shqipëri, ku më vonë, fqinjët e tyre u bënë familje çame të shpërngulur ashtu si ata. Ne të shpërngulurit u rritëm bashkë në një lagje, me “vendalinjtë” duke ndarë lojën dhe “kacat” e bukës. U rritëm bashkë, u gëzuam bashkë dhe vuajtëm bashkë. Historia u përsërit vite më vonë kur familje të tjera, fëmijë të tjerë gjetën strehë në këtë Shqipëri duke kaluar kufirin me mijëra…

Këtë po mendoja në një ditë si kjo kur shkruhet ëmbël dhe bukur për vendin, tokën, njerëzit, flamurin, shqiponjën, gjuhën dhe fjalën, identitetin mbi identitet që na lidh të gjithëve duke na dhënë emrin e përbashkët shqiptar. Në një ditë si kjo, kur dikush gëzon, dikush lëngon, dikush thotë një fjalë të mirë, dikush gjëmon, dikush hesht…

Kjo është nga ato ditë kur Tirana e hirtë dhe në shi të bën të kujtosh rrugët dhe rrugicat ku je rritur, veshjet me rroba uniforme të trikotazhit, “një kace bukë” që e ndaje me kalamajtë e lagjes, shkollën dhe mësuesit e mirë që të bënin ta dojë gjuhën tënde, prindërit që rropateshin gjithë javën dhe të dielën dilnin në aksion “vullnetar”.

Kjo është nga ato ditë kur të vijnë në mend gjithë kaotizmat e tranzicionit, kohët e mira dhe të këqija, shpresat dhe ëndrrat që shpesh u tretën rrugës, duke I lënë vendin jetës me këmbë në tokë, herë e ëmbël e herë e hidhur, siç ka qenë gjithmonë buka në këtë vend…

“Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje. Te mos u shqasë zemra kunder Shqipërisë as kur do te vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojnë me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje,” shkruan Mitrush Kuteli në amanetin e tij.

Kjo dashuri e natyrshme, e pakompromis, Atdheu është Atdhe, edhe në vuajtje, na ka mbajtur gjallë në shekuj. Këtë ndjej kur shoh atë flamur që ngrihet sot në shi sikur gëzon atje lart bashkë me ne për ato që kemi arritur, ruajtur dhe kthyer, dhe vuan bashkë me ne në trishtimin për ato që humbëm dhe për ata që shkelin gjakun dhe kombin e vet.

“Dy gjëra duhen në këtë jetë, e drejta dhe fuqia,” ka thënë Sami Frashëri. Ne I kemi të dyja, kombi ynë është në të drejtën e vet dhe ka fuqinë për ta bërë Shqipërinë zonjë. Jemi këtu, ku kemi qenë denbabaden, por nuk I jemi kthyer akoma vetevetes, për të kuptuar se askush tjetër nuk mund të bëjë për këtë vend atë që mund dhe duhet të bëjmë ne vetë. “Një komb, c’vleftë ti vërë vetes, atë I vënë edhe të huajt,” ka thënë Naim Frashëri. Dhe për ta vënë këtë “vleftë”, këtë vlerë, do na duhet të fillojmë nga ri-pozicionimi ynë përballë Shqipërisë. Nuk na ka faj Shqipëria për hallet tona, përkundrazi, ne e kemi detyrim ndaj Shqipërisë për ta bërë zonjë. Sepse liria dhe pavarësia vijnë bashkë me përgjegjësinë për vendin dhe për njerëzit, duke provuar se dimë, duam dhe mundemi të ndërtojmë shtet për së mbari. Mjaft kohë kemi humbur duke bërë zigzake historike dhe duke luftuar me njëri-tjetrin. Siç thoshte Naimi: “Gjithë mirësitë janë n’urtësit. Urtësia është dritë e udhërrëfenjëse për njerëzinë.”

Më 28 nëntor 1912 binte shi, si sot. Shqiptarët prisnin shpalljen e Shqipërisë të lirë dhe të mosvarme, atë që sot e quajmë Pavarësi. Dhe Plaku I madh I Vlorës, Ismail Qemal Vlora, thoshte në një intervistë me një gazetë franceze: “Pavarësia e Shqipërisë është një zgjidhje e domosdoshme e mbi të gjitha e drejtë dhe e aftë të thjeshtojë konfigurimin e ardhshëm të Gadishullit Ballkanik. “ Plaku I madh I Vlorës e kishte përkufizuar në një mënyrë aq brilante dhe vizionare, sa as sot, në këtë kohë, nuk mund ti heqësh asnjë presje. Pavarësia e Kosovës pothuaj një shekull më vonë provoi se zgjidhjet e domosdoshme dhe të drejta mund të vonojnë në kohë, por vetë koha dhe historia I bën të pandalshme nëse vetë shqiptarët ruajnë identitetin kombëtar dhe dashurinë për këtë atdhe që duhet ta duam “edhe kur të vret.”

Next Post
Ja pse shërben pjesa blu e gomës

Ja pse shërben pjesa blu e gomës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com