• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e fundit e kritikëve të Bashës, Patozi: Mos hyr në atë derë o trim!

by Java News
21/07/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para votimit për kryetarin e PD, kritikët e Lulzim Bashës kanë zhvilluar takimin përmbyllës në Tiranë.

Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arbjola Halimi, Arben Imami etj, janë të pranishëm në takim, por bie në sy mungesa e Jozefina Topallit, e cila gjithashtu u la jashtë listave të Bashkës për kandidatë për deputetë dhe në reagimet e saj ka qenë mjaft e ashpër me Bashën.

Astrit Patozi i ka bërë thirrje publikisht Lulzim Bashës që të heqë dorë nga gara farse që do të mbahet nesër. Patozi me mesazhe të forta iu drejtua Bashës publikisht se ka kohë edhe pak orë që t’ua kursejë demokratëve një traumë tjetër pas asaj të humbjes së zgjedhjeve.

“Për ne ka vetëm një mundësi që PD të dalë nga kjo spiralë e rrezikshme, që të ndalet kjo farsë dhe e ashpër. Lulzim ke ende disa orë qe t’ja kursesh demokratëve një traumë tjetër, ia ke borxh PD. Të gjithë ia detyrohemi asaj, por nëse ka një njeri që është deri në fyt, ai je ti. Nuk ngjite, nuk shkrepe, e as nuk çele qoftë një ditë të vetme. Sipas meje nuk ke asnjë shans për të rilindur e udhëhequr PD drejt fitores. Leri demokratet, përndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq pas shembjes së diktaturës. Historia nuk do ta falë kurrë. Mos hyr në derë o trim!”, tha Patozi.

Ish-nënkryetari i PD i bëri thirrje edhe kandidatit tjetër në garë, Eduart Selamit, të cilit i bëri thirrje gjithashtu të tërhiqet dhe të kthehet aty ku ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe.

Nderkohe, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj dhe një nga kritikët e Lulzim Bashës, e ka akuzuar kryetarin e “vetëngrirë” se ka shkatërruar të gjithë të djathtën shqiptare me marrëveshjen që bëri me Kryeministrin Edi Rama para zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Nuk jemi kundër një njeriu, por kundër një standardi. Nuk jemi as në mbështetje të një njeriu, por të një standardi. Nuk ka ardhur ende momenti të përcaktojmë njeriun që do të na udhëheqe drejt pushtetit. Basha i hoqi PD të drejtën e garës dhe vetëm gara e bën hapësirë lirie PD. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një gare farsë. Me marrëveshjen me Ramën Basha shkatërroi krejt të djathtën. Data 22 nuk shënon fundin e lëvizjes sonë por futjen në një etapë të re”, tha Mustafaj

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ishte e pranishme në takimin anti-Basha të mbledhur në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Në fjalën e saj, Bregu tha se nuk i interesonte fare Basha as nuk e urrente atë. Por sipas saj, Basha është një i paaftë për të menduar. Basha është pasqyrimi më spekatokal i problemit që ka PD, deklaroi Bregu.

“Unë nuk jam anti-Bashë, nuk më intereson fare ai. Unë dhe Basha i jemi bashkuar PD-së në 2005-s, por diçka na pengoi që ta besonim njëri-tjetrin. Mua intuita, atë frika. Nuk e kam zgjedhur si kryetar PD-je në 2013-n dhe nuk jam e zemëruar me të. As nuk e urrej. Luli është thjeshtë një i paaftë për të menduar. Unë e dua PD-në parti të demokrative. asha është pasqyrimi më spekatokal i problemit që ka PD. ” tha Bregu

Ridvan Bode deklaroi se PD ndodhet në një moment delikat, më të vështirin.

“PD ka nevojë për reflektim të thellë dhe të gjërë. PD ndodhet në një moment delikat, më të vështirin. PD më 25 qershor mori humbjen më të thellë. PD e pakënaqur me Bashën”, tha Bode./a.ç

 

 

 

 

 

Next Post
Politika amerikane nuk e pranon Lulzim Bashën, ja pse e goditi Zeri i Amerikës

Politika amerikane nuk e pranon Lulzim Bashën, ja pse e goditi Zeri i Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In