• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë me heronjtë e rrjetit…

by A R
20/11/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela të lidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin maleve për t’i rilidhur telat e këputur ishin më të padukshmit por më të rëndësishmit e që shpeshherë quheshin heronj. Sot, ndërsa bota modernizohet e zhvillohet drejt teknologjisë, termi fillrojtës as që njihet e kuptohet si term, sidomos nga të rinjtë. Por, edhe pse s’quhen më kështu, ata, punonjësit, inxhinierët, gjithë skuadra e teknologjisë, vazhdojnë të jenë aty, në çdo kilometër të rrjetit, në krye të detyrës, me vështirësitë e sfidat e përditshme, për t’i siguruar njerëzimit rrjet të fuqishëm celular e fiks, 24 orë në 24.

Në këto kohë teknologjike ata ngrenë e mirëmbajnë antena gjigande, cep e më cep Shqipërisë, deri dhe në zonat më të thella. Punojnë sigurisht në të tjera kushte e rregulla sigurie, por mbeten po aq heronj sa fillrojtësit e dikurshëm. Ndërsa ne punojmë, studiojmë online (sidomos në këto kohë pandemie), lundrojmë me orë të tëra në internet, komunikojmë me miqtë e të afërmit tanë nëpër botë, e ndihemi si të ishim pranë tyre, falë teknologjisë, as që na shkon ndër mend se kush janë ata që na e sigurojnë gjithë këtë komunikim. Vëmendjen për ta e ka, sigurisht, kompania për të cilën ata punojnë. Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris u bashkua me skuadrën e inxhinierëve, atje në terren, në një prej stacioneve të rrjetit Vodafone, për t’u shprehur atyre mirënjohjen për gjithë punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për të garantuar performancë të shkëlqyer të rrjetit celular e fiks në treg, ku Vodafone është pa diskutim i pari dhe, së fundmi me një tjetër arritje, duke u renditur i 8-i në botë për shpejtësinë e internetit në celular, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla.

“Këtë vit kemi arritur edhe më shumë. Bashkuam rrjetin tonë celular dhe fiks në pak muaj, për të krijuar rrjetin e parë Gigabit të konvergjuar me fibër dhe 4G në Shqipëri. Përfitimet e këtij investimi për familjet dhe bizneset shqiptare janë të dukshme dhe ky është vetëm fillimi. Përpos kësaj, arritëm të menaxhojmë suksesshëm rritjen e fluksit të komunikimit gjatë pandemisë, duke dyfishuar kapacitetin e rrjetit brenda natës. Një tjetër vit, një tjetër histori suksesi për skuadrën tonë të teknologjisë. Ju lumtë! Na bëni krenarë çdo ditë”, është shprehur z. Kanaris në postimin e tij në LinkedIN dedikuar heronjve të rrjetit.

Falë këtij ekipi dhe investimeve të vazhdueshme, Vodafone Albania ka siguruar rrjetin me performancën më të mirë në vend. Sot më shumë se kurrë e kuptojmë sesa i rëndësishëm është komunikimi dhe për më tepër sa e rëndësishme është që nevojat për komunikim t’ia besojmë një kompanie serioze dhe të qëndrueshme në treg, për të cilën, klienti dhe nevojat e tij janë prioriteti kryesor.

Heronjtë e rrjetit qëndrojnë pas çdo risie që Vodafone prezanton në treg. Ata kujdesen që të jemi gjithnjë të lidhur me njëri- tjetrin, në çdo kohë dhe nga çdo cep i Shqipërisë.

Next Post
“Shëndetësia” e ashpër me Bashën: Po stimulon dhunën ndaj mjekëve, eja ballafaqo hamendjet e tua

"Shëndetësia" e ashpër me Bashën: Po stimulon dhunën ndaj mjekëve, eja ballafaqo hamendjet e tua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In