• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë, kryeqyteti i ortodoksëve në botë

by Mero Baze
30/01/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria ishte sot kryeqyteti i ortodoksëve në botë. Primatët e të gjitha kishave ortodokse në botë dhe delegacione të zgjeruara të tyre, që nga Siria, Jeruzalemi, Rusia dhe Sinai, përfshirë Patriarkun e Stambollit, ishin sot në Tiranë për të përcjellë ndoshta personalitetin më të madh të botës ortodokse, të cilit fati i kishte dhënë rolin e Kryepeshkopit tonë. Kjo ishte edhe dhurata e fundit që Kryepeshkopi Anastas i bëri Shqipërisë.

Për të kuptuar fuqinë e një udhëheqësi, qoftë ai shpirtëror apo politik, shërben shumë dita e ikjes së tij. Aty kupton se çfarë ka mundur të realizojë nga misioni i tij në jetë.

Kur Ibrahim Rugova u përcoll në janar të vitit 2006, Prishtina u shndërrua në selinë e Bashkimit Evropian. Të gjithë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, përfaqësues nga SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera të rëndësishme për shqiptarët, ishin në Prishtinë. Aty kuptohej se, edhe pse Ibrahim Rugova po largohej nga kjo botë pa e arritur ende pavarësinë formale të Kosovës, ai me vdekjen e tij e shpalli de facto atë. Aty u kuptua që misioni i tij ishte përmbushur.

Sot, Kryepeshkopi Anastas mblodhi në Tiranë gjithë botën ortodokse, e cila nuk nderonte thjesht personalitetin e tij, por përpjekjet e tij për ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri, në një vend ku ajo nuk është as feja e vetme dhe as feja kryesore. Dhe kjo e bën përpjekjen e tij shumë herë më të shenjtë dhe rezultatet e tij shumë herë më të admirueshme nga mijëra besimtarë.

Të gjithë ata që përpiqen t’i shikojnë përpjekjet e Kryepeshkopit Anastas si një shtrirje e helenizmit në Shqipëri, qofshin ata grekë apo shqiptarë, për shkak të identifikimit të helenizmit me ortodoksinë, fyejnë përkushtimin e tij 34-vjeçar për ortodoksinë shqiptare.

Pas 34 vitesh, ai i la Shqipërisë një sinod shqiptar, një hierarki shërbëtorësh të Kishës Ortodokse tërësisht shqiptare, dhe një disiplinë e meritokraci që do t’i shërbejë për shumë kohë Kishës Ortodokse në Shqipëri. Ai nuk i la Shqipërisë thjesht muret e kishave të reja, shkollat apo tempujt e ortodoksisë, por fuqinë e ringjallur të besimit që ishte shkatërruar.

Shqipëria, fatkeqësisht, nuk arriti ta përdorë sa duhet dhe si duhet figurën e tij për të ndihmuar vendin të pozicionohej më mirë në botën perëndimore, por shpresoj që nderimi që i bëjmë sot të shërbejë si një ndjesë për gabimet tona ndaj tij.

Ceremonia e sotme në Katedralen e Tiranës e ekspozoi Shqipërinë në sytë e botës si një vend dinjitoz, me një harmoni fetare që reflektohet në respektin e shumicës së shoqërisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, duke e shndërruar nderimin për të në një vlerë për Shqipërinë.

I vetmi incident që ndodhi gjatë ceremonisë, për fat, nuk u vu re nga askush. Dhe natyrisht, ai lidhej me Sali Berishën. Roja e tij shkoi te emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte ulur pranë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. E bëri këtë në sytë e të gjithëve, dhe megjithëse Garda i kërkoi ta kthente emrin në vendin e caktuar nga protokolli, ai nuk e bëri.

Njeriu që u përpoq gjithë jetën ta dëbonte Kryepeshkopin Anastas, madje edhe përmes Kushtetutës, duke e cilësuar si një grek të paligjshëm, sot bënte gjithçka për të qenë ulur në një karrige të paligjshme pranë kryeministrit grek, në një ceremoni ku Kryepeshkopi Anastas do të prehej në banesën e tij të ligjshme dhe të përjetshme në zemër të Tiranës – si Anastas i Shqipërisë.

Sot, falë Kryepeshkopit Anastas, Shqipëria ishte kryeqyteti i ortodoksëve në botë. Ajo që ai u përpoq ta bënte gjatë gjithë jetës së tij, e realizoi ditën e fundit të tij mbi tokë – përmes emrit të tij.

Next Post
Nën hetim/ “Shpërthen” Meloni: Gjyqtarë që duan të bëjnë punën e qeverisë!

Nën hetim/ "Shpërthen" Meloni: Gjyqtarë që duan të bëjnë punën e qeverisë!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Dhe thoni pastaj që pse SPAK ka frikë nga Sali Berisha ?
    Një shtet të tërë, Sali Berisha e PORDHI sot, dhe nuk ishin të zotët, ti tregojnë vendin.
    Prandaj, SPAK, mos të kërkojë zgjatje mandatesh, pa derguar për gjykim 21 janarin dhe Gërdecin.
    SPAK të bëjë një herë punën (detyrën) për të cilën paguhet dhe pastaj të kerkojë benefitet e tjera.
    Pa denuar 21 janari dhe Gërdeci, nuk quhet asnjë lloj goditje krimi.
    Këto të tjerat, korupsioni dhe arkat me peshq, janë makiazh me buzë të kuqe, para 21 janarit dhe Gërdecit.
    Janullës, i ndritë shpirti aty ku ka shkuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In