• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë e zezë për Shqipërinë

by Enver Robelli
31/08/2017 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti shqiptar dështoi të mbrojë një gjykatëse nga ish-bashkëshorti i saj kriminel. Ndërsa në Tiranë ka filluar kakofonia e akuzave dhe kundërakuzave mes kampeve politike, gjendjen e mjerë të drejtësisë së Shqipërisë e shpjegon një letër e viktimës dërguar Ambasadës amerikane, ku ajo kërkonte ndihmë.

Nga Enver Robelli

Fildeze Hafizi ishte gjyqtare shqiptare. Ajo ishte e obliguar të garantojë respektimin e ligjit nga qytetarët dhe t’i mbrojë qytetarët nga keqpërdoruesit e ligjit. Ajo ishte e ngarkuar nga sistemi i drejtësisë të ndante drejtësi dhe kështu të kujdesej që Shqipëria të jetë shtet funksional, ku nuk bëhet asnjë kompromis sa i përket sundimit të ligjit. Të gjitha këto fjalë tani nuk kanë asnjë kuptim, janë vetëm fraza boshe. Të enjten gjyqtarja Hafizi u vra nga ish-burri i saj, i cili nuk pranonte divorcin. Kjo është më shumë se një tragjedi familjare. Krahas një nëne të cilës iu mor jeta, pas saj mbetën dy fëmijë jetimë, të traumatizuar për tërë jetën dhe një shoqëri, e cila sërish ballafaqohet me një fakt të llahtarshëm: shteti shqiptar nuk mund të garantojë ende sigurinë e qytetarëve të tij, përfshirë edhe një gjykatëse si Fildeze Hafizi.

Menjëherë pas krimit në Tiranë ka filluar kakofonia. Shefja e së ashtuquajturës Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) shkroi se për këtë akt të rëndë duhet të ndihen përgjegjës ata që e lanë gjykatësen në duart e një vrasësi. S’vonoi shumë dhe qytetarët përkujtuan se kur burri i gjyqtares Hafizi kishte përfituar nga amnistia, ministër i Drejtësisë ishte një eksponent i LSI-së. Një deputete tjetër e LSI-së kërkoi që «shteti të zgjohet nga gjumi». Një politikane e Partisë Demokratike u ankua se «prokurorë pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues, s’mbrojtën as një nënë gjyqtare». Të gjithë këta zyrtarë u akuzuan se e kanë liruar me amnisti një burrë të dënuar për dhunë në familje. Dy vite më parë dorasi ishte dënuar për tentim-vrasje të bashkëshortes së tij, por më 2016 ishte liruar.

Ndërsa në Tiranë vazhdon kakofonia e akuzave dhe kundërakuzave mes kampeve politike, gjendjen e mjerë të drejtësisë së Shqipërisë e shpjegon një letër e viktimës dërguar ambasadës amerikane. Gjykatësja e ndiente rrezikun dhe shpëtimin e kërkonte te ambasada amerikane. Ajo nuk i besonte shtetit të saj – me të drejtë, siç u dëshmua sot tragjikisht në mes të Tiranës. Gjyqtarja Fildeze Hafizi nuk i besonte ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, nuk i besonte kryeministrit, nuk i besonte presidentit, nuk i besonte policisë shqiptare, nuk i besonte prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. E frikësuar për jetën ajo i shkroi një letër ambasadorit amerikan, në të cilën i qante hallin atij për rrezikun që i kanosej. Gjyqtarja Fildeze Hafizi i shkruante diplomatit Donald Lu jo vetëm në emër të sajin, por në emër të shumë grave shqiptare, të cilat janë viktima të burrave të dhunshëm, primitivë e kriminelë. Hafizi po ankohej se drejtësia shqiptare po qëndronte indiferente ndaj burrit të saj të dhunshëm dhe ajo tashmë ishte një viktimë e mendësisë mesjetare. «Çdo ditë i lutem Zotit që të më lërë jetën që t’i bëj fëmijët e mi qytetarë të zot e të denjë», shkruante gjyqtarja Hafizi. Ëndrra e saj mori fund sot.

Fildes Hafizi është viktimë e një sistemi të drejtësisë që nuk e meriton këtë emër. Ky sistem i drejtësisë është pjellë e mbrapshtive politike të të gjitha partive shqiptare. Këtu nuk ka amnisti as për Edvin Ramën, as për Lulëzim Bashën, as për Ilir Metën, por as për paraardhësit e tyre në poste e funksione. Të gjithë këta tok kanë prodhuar një sistem kriminal të drejtësisë me gjykatës e prokurorë milionerë, pronarë patundshmërish dhe mashtrues që bëjnë jetë luksoze duke bërë pazare me drejtësinë. Të gjithë këta kanë krijuar një sistem të përbërë nga përbindëshat, të cilët me nenet e ligjeve shqiptare vaditin plantacionet me kanabis dhe shpesh financohen nga baronët e drogës.

Përballë paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të politikanëve shqiptarë për të ndërtuar një sistem efikas të drejtësisë, shqiptarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur u përpoqën t’u dalin në ndihmë SHBA-të dhe BE, duke kërkuar një reformë rrënjësore të drejtësisë. Rezistenca që iu bë kësaj reforme nga bajraktarët e Tiranës ishte frikësuese për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Pas shumë presioneve reforma për drejtësi kaloi disi, por a do të zbatohet? Zor të besohet. Sepse në një vend ku politikanët për të fituar amnisti për veprimet e tyre kriminale apo korruptive lejojnë që pasuria e 81 gjykatësve të apelit të pesëfishohet nga viti 2004, gjasat që punët të ecin mbarë në të ardhmen e afërt janë të vogla. Pas vajtimeve të shtirura, akuzave dhe kundërakuzave edhe tragjedia e sotme në Tiranë do të harrohet shpejt. Kundër harresës sot thërrasin dy fëmijët e Fildeze Hafizit.

Next Post
Messi nuk pyet për truprojat, takon fansin e vogël që shpërtheu në lot para hotelit

Messi nuk pyet për truprojat, takon fansin e vogël që shpërtheu në lot para hotelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In