• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën

by Skënder Minxhozi
21/01/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Sot është një ditë që Sali Berisha e ka shumë bezdi. Do të donte ta fshinte fare nga kalendari. E gjithë Foltorja e ndjek pas Doktorin në këtë ndjesi ku përzihet shpërfillja, me pak turp të fshehur thellë në subkoshiencë. Seç janë nja katër gjynahqarë që Rama i dërgoi para shumë kohësh te zyra e shefit dhe aty u vranë, kjo është filozofia sempliste e turmës që mësyu shkallët e PD në tetë janar. Një interpretim banal që refuzon përgjegjësinë e vrasjeve dhe që e transferon atë vetëm tek organizatorët e protestës. Nuk ka qorra më të këqinj se ata që kanë sy e nuk duan të shohin, thotë proverbi.

Në anën tjetër të qasjes qëllimisht shpërfillëse të Foltores (të mbajmë larg Berishën nga vrasjet) ndaj 21 janarit, qëndron sot Lulzim Basha. Ky ‘i riu’, shefi i PD-së pas tetë janarit, jo ai ‘i vjetri’, ministri i brendshëm i asaj dite, që ndau në heshtje përgjegjësinë me shefin e tij. Lulzim Basha i sotëm duhet të flasë, përkundër Lulzim Bashës së djeshëm që heshti.

Basha ka një detyrim të drejtpërdrejtë politik, qytetar dhe njerëzor që lidhet me këtë ngjarje. Ndaj të gjallëve dhe më shumë akoma ndaj të vdekurve. Ai është hallka që potencialisht zgjidh nyjen 11 vjeçare të asaj masakre të panevojshme që mori katër jetë njerëzish të cilët nuk paraqisnin asnjë rrezik për shtetin e kohës në momentin e marrjes së jetës. Kryetari i sotëm i PD duhet të japë një dëshmi të qartë dhe të prerë se e refuzon kulturën e heshtjes dhe omertà-n politike që e ka mbajtur lidhur me Sali Berishën.

Në katër muaj konflikti brenda partisë, mes Berishës dhe Bashës janë shkëmbyer akuza nga më të rëndat. Për vjedhje e korrupsion, tradhëti e thika pas shpine, dhunë ndaj militantëve, uzurpim të institucioneve dhe trukim votimesh. Berisha dhe Basha janë tashmë diametralisht të kundërt e të distancuar mes tyre, krahasuar me të njëjtën ditë si 11 vjet më parë. S’kanë qenë kurrë më larg njëri-tjetrit, në asnjerin nga përvjetoret e 21 janarit.

Ish-ministri i brendshëm i asaj dite e ka akuzuar indirekt eprorin e tij për atë ngjarje. Ka hedhur ca fjalë dhe më pas është tërhequr. Ndër të tjera, kjo e bën shumë relative dhe pak besueshme edhe distancimin nga Berisha, të cilin Basha e pretendon nga mëngjesi në darkë.

Është dita kur Lulzim Basha duhet të flasë, për të bërë një akt të madh shkëputeje dhe për të dhënë një provë konkrete sovraniteti politik nga Sali Berisha, më shumë sesa për të sjellë ndonjë element të ri që ende nuk e njohim për 21 janarin. Ajo masakër është konsumuar në sytë e shqiptarëve, në mes të Tiranës. Dëshmia eventuale e Bashës vetëm do t’i jepte soliditet korpusit të akuzës dhe mbi të gjitha, do t’i jepte vlerë zyrës dhe poltronit që ai thotë se e mban konform rregullave dhe moralit politik.

Next Post
KLGJ i çon Metës 4 emra për vendet vakante në Gjykatën e Lartë

Të dyshuar për fshehje të pasurisë, SPAK pushon hetimet për disa nga ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë

Comments 1

  1. Lan Ndoci says:
    4 years ago

    Për SPROVA, duhen BURRA.
    A ka më BURRA në PD ?
    Në PRESIDENCË ?
    Në OPOZITË ?
    Duhen BURRA për burrni nderi e fjale, e jo për vrasje prapa shpine, intriga, skuthllëqe, agresion, terror fjale e nxitje dhune, molotovi, bombe, diversioni ndaj shtyllave elektrike, selive të hapura e jo me shula e blindimeve……..etj…etj…etj….
    Deri më sot, për Luli Bashën – të rrojë ☔️ Juri Kim – USA ambasador, mbasi me forcat e veta, AI, është totalisht i diskredituar ( ka në kurriz si ministër i brendshëm – 21 janarin – me katër vrasje që janë VULA krimi të padënuara, rrugën e kombit me 310 milion euro të vjedhura dhe shitjen e detit Grekërve, që nuk janë pak).
    Me gjithë këto KRIME në kurriz të Luli Bashës, a mund të mbrohet e të suportohet akoma nga ju një i diskredituar si Luli Basha zonja US ambasadore Juri Kim ?
    Nuk them që është i barabartë me Sali Berishën e Ilir Metën, por edhe ky, është pjellë e tyre, me pasuri të thella të grabitura e begraund të pasur në krime ndaj këtijë populli.
    Zoti na mbrojtë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Duhet shmangur dhuna verbale dhe fizike! Nuk fitohet me pushtimin e “Pallatit të Dimrit”

July 2, 2026
Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

July 2, 2026
Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende! Do mbështesim kandidat të pavarur

Zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ja emrat e 20 më të votuarve

July 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In