• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një dimension i ri për të njohur Korçën në një platformë të re gjeo-turistike…”

by
30/12/2022 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GEO-KORCA është një platformë informative gjeografike-turistike e re, unike dhe shumëpërdorimëshe e karakterit udhëzues dhe njohës, e cila u realizua falë një pune të gjatë dhe bashkimit të kontributit e ndihmës të shumë njerëzve.

Ajo është një përmbledhje integrale të dhënash që filloi si përpjekje për të krijuar një udhëzues turistik të rrugëve dhe shtigjeve brenda territorit të Bashkisë Korçë dhe gjatë punës u pasurua me një mori informacionesh të tjera të cilat u gjykuan të vlefshme për t’u vënë në shërbim jo vetëm të turistëve dhe eksploratorëve por edhe të profesionistëve, udhëtarëve, bizneseve, sportistëve, nxënësve e studentëve si edhe kureshtarëve që synojnë të informohen dhe të njohin Korçën dhe rrethinat e saj.

Oferta e kësaj platforme është zgjerimi i këndvështrimit mbi Korçën dhe synimi kryesor i saj është të ndihmojë për ta hapur lojën e turizmit shumë përtej kufijve brenda të cilëve gjendet sot.

Brenda saj do të gjeni shtrirjen e rrjetit rrugor kryesor, rrugëve dytësore e tretësore, do të gjeni 629 km rrugë malore aventure për automjete 4×4, motokros e biçikleta malore si edhe 553 km shtigje këmbësore që i bien kryq e tërthor Moravës, Gramozit, malësive të bukura të Vithkuqit, Voskopojës, Oparit, Prespës, Lenies dhe Mokrës.

Do të shihni vendndodhjet e 950 burimeve dhe çezmave, shtrirjen e rrjetit hidrik të rajonit, gjeologjinë e tij, shpërndarjen e ujërave nëntokësore, tokat, plot 255 pika interesi që do vijojnë të shtohen dita ditës, 299 monumente natyrore dhe 171 monumente kulturore, do të gjeni speciet e florës dhe të faunës, e shumë të tjera.

Aksesi i platformës do të jetë gjithmonë i lirë dhe i pakufizuar.
Informacioni i paraqitur në të shtrihet përtej kufijve të sotëm administrativë të Korçës, deri në Skrapar e Përmet, duke reflektuar atë pellg të gjerë që ka krijuar Korçën e sotme, duke lidhur të gjitha rrugët dhe shtigjet që të sjellin këtu, rrjetin ujor, gjeografinë, potencialin turistik dhe eksplorues të gjithë këtij rajoni që historikisht e natyralisht ka funksionuar si i pandarë duke e parë dhe e bërë këtë qytet kryeqendrën e tij urbane dhe kulturore.

Përdorimi i saj është i thjeshtë duke qenë se jep mundësinë të përzgjedhësh informacionin që dëshiron tek shtresat dhe gjithashtu përzgjedhjen e bazës së hartës në fund të panelit të kontrollit.
Gjithashtu nëpërmjet GPS të smartphone mund të ndiqni rrugën ose shtegun e përzgjedhur dhe të shihni në kohë reale pozicionimin tuaj ne raport me hartën.
Platforma është e hapur e dinamike dhe do të pasurohet vazhdimisht me informacione të reja dhe të përditësuara në varësi të nevojës dhe sugjerimeve të përdoruesve.

Përveç versionit elektronik i cili është më i përdorëshmi dhe që mund ta gjeni duke klikuar https://meet.nextgis.com/resource/302/display?panel=layers, jemi duke prodhuar edhe një sasi të kufizuar në trajtë harte të palosëshme të formatit A0, të cilën do t’ia shpërndajmë bashkisë, operatorëve turistikë dhe njësive të akomodimit. / Nga Ardit Konomi/  

Next Post
Berisha merr në mbrojtje Bardhin: Shpërthimi i Ramës ndaj tij, i padenjë! S’kemi…

Berisha merr në mbrojtje Bardhin: Shpërthimi i Ramës ndaj tij, i padenjë! S’kemi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In