• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “dhuratë” për Shqipërinë nga opozita parlamentare

by Mero Baze
15/07/2020 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Myslim Murrizi ndoshta nuk e kishte llogaritur këtë mrekulli që ndodhi. Ndërsa ai nisi betejën për hapjen e listave dhe uljen e pragut, në fakt i dha Shqipërisë shumë më tepër.

Para disa orësh presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës, që kanë prej 2017 në luftë me Perëndimin, u bënë bashkë dhe u betuan se do të jenë tani e tutje luajalë me Bashkimin Europian, sekretarin Pompeu, Borrellin… etj. Një zhvillim i tillë ishte historik.

Shqipëria vuan prej tre vitesh përpjekjen e presidentit Ilir Meta për të fituar pavarësinë nga Perëndimi dhe për të shembur “Republikën e ambasadorëve”. Eshtë gati që për këtë të iniciojë dhe një lëvizje politike më vete.

Lulzim Basha po ashtu nuk ja ka prishur në asnjë rast, përveç vijave të kuqe më 30 qershor. Ai injoroi Mcallisterin për të dalë nga çadra, dogji mandatet kundër vullnetit të Perëndimit, bojkotoi zgjedhjet kundër vullnetit të Perëndimit, dhe hodhi poshtë propozimet e Perëndimit për reformën zgjedhore, të koncetruara në propozimet e ODIHR, një muaj më parë.

Pas kësaj, të gjithë ranë dakord të plotësojnë vetëm ato kërkesa që do Lulzim Basha.

Po të mos ishte Myslim Murrizi dhe këta të opozitës parlamentare, që të shtonin këto kërkesat e tjera, dhe të shqetësoheshin disa ambasadorë dhe lobistë të PD, kurrë nuk do ta kishim marrë vesh, se Ilir Meta ka hequr dorë nga lufta me Perëndimin.

Mbi të gjitha, nuk do mësonim kurrë se ai dhe Lulzim Basha janë betuar të mos gënjejnë më njëri- tjetrin dhe të jenë aleatë me Bashkimin Europian, SHBA dhe gjithë zyrtarët perëndimorë.

Ky është lajm i mirë për Shqipërinë, që duhet të na gëzojnë të gjithëve. Ndonjëher nuk i dihet nga të vjen e mira. Ja këta radhë na erdhi nga Murrizi. Për atë që Metës nuk ja mbushi dot mendjen, as Pompeu, e as Borrelli, ja mbushi Murrizi.

Shpresoj që këto ditë të mos kemi ndonjë kërkesë nga SHBA, BE, Pompeu, apo Borelli për reformën në drejtësi, që të na e prishë këtë festë. Larg qoftë! Të paktën të jemi një javë të gjithë me Perëndimin.

Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën

Vdes tragjikisht një person, u aksidentua me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In