• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një dhimbje kombëtare, që nuk shuhet me lotë

by Adrian Thano
14/08/2025 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Në kodrat që dikur ishin të gjelbëruara, mbretëron hiri. Aty ku pak ditë më parë ziente jeta, ku familjet rrinin në oborrin e shtëpive me erën e rigonit dhe kumbullës së egër, sot ka veç gërmadha të djegura dhe heshtje.

Në Delvinë – zjarret e kësaj vere nuk dogjën vetëm pemët dhe kafshët e egra. Ato shkrumbuan ëndrra, strehë, jetë.

Dikush kishte 120 krerë bagëti. Nuk ka më asnjë. Ato u dogjën në mal bashkë me barin, pyllin dhe shpresën.

Një nënë e moshuar, sot fle në një hangar bagëtish. Shtëpia nxin pak metra më tej. “Mos u shqetësoni për mua, vetëm djemtë të jenë mirë”. Sytë e saj vështrojnë nga rrënojat.

Por tragjedia nuk është veç natyrore – është njerëzore dhe sistemike. Nuk shuhet me lotë. Shqipëria po digjet çdo vit më keq dhe më thellë sepse jemi një shtet që ndjek zjarret, jo që i parandalon. Me dhjetëra bashki nuk kanë plan të menaxhimit të pyjeve, ndërsa një pjesë e mirë e mjeteve zjarrfikëse janë të vjetra, jo funksionale, ose thjesht të papërshtatshme për terren të thyer malor.

Sot vatrat vazhdojnë përhapen me erën. Nesër kur zjarri të shkrumbojë ç’të mundë e të ndalet, komunikatat do shpërndahen në media me fjalinë lehtësuese “situata është nën kontroll”. Por pyetja është: Kontroll i kujt? Jo i zjarrit. Jo i fatkeqësisë.

Është tragjike që një vend si Shqipëria, i ekspozuar çdo verë ndaj rreziqeve ekstreme të zjarreve, nuk ka ende një flotë të mjaftueshme zjarrfikësesh moderne, as helikopterë të dedikuar për ndërhyrje emergjente ajrore.

Kur tymi ngrihet mbi pyje, fshatra e madje lagje të tëra, shteti është gjithmonë vonë. Përgjigjet janë ato që dihen: “nuk kemi mjete, nuk kemi logjistikë”.

Por në të njëjtën kohë, në rrugët tona shohim makina luksi të politikanëve, që lëvizin me eskorta sikur janë nën kërcënim lufte. Makinat me xhama të zinj, “full option” dhe sirenat e arrogancës janë prova e një shteti që ka vendosur të mbrojë më shumë komoditetin dhe imazhin e kastës në pushtet sesa jetën dhe pronën e qytetarëve të tij.

Çfarë dëshmojnë? Që janë të paprekshëm? Apo që janë më të rëndësishëm se dhjetëra familje që sot flenë rrugëve sepse shtëpitë u janë bërë hi? Në vend të një helikopteri për të shuar zjarrin, kemi një tjetër për të ulur ndonjë të fortë në resortet luksoze buzë detit. Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri – është një fyerje e hapur ndaj dhimbjes njerëzore.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Së pari, parandalimi dhe jo vetëm reagimi. Nuk mjafton më të presim sezonin e zjarreve për të reaguar. Duhet një strategji e përhershme, me fonde të dedikuara dhe përgjegjësi konkrete për çdo bashki dhe institucion.

Kjo kërkon kapacitete të specializuara. Shqipëria ka nevojë urgjente për pajisje të reja, për zjarrfikës të trajnuar për terren malor, për teknologji monitoruese dhe për helikopterë që shuajnë nga ajri. Nuk mund të jemi komb që kërkon ndihmë çdo gusht.

Një ligj i ashpër dhe zbatim i rreptë për çdo zjarrvënës, me ndëshkim real, jo vetëm moral – është gjithashtu i domosdoshëm.

Diçka tjetër që e shoh me dhimbje duke jetuar këto kohë në një nga zonat e rrezikuara nga zjarret është mungesa e organizimit, mospërfshirja e komunitetit.

Mungesa e ndjenjës së pronës publike dhe indiferenca ndaj së përbashktës janë ndër plagët më të rënda që Shqipëria e sotme trashëgon. Për shumëkënd, “kujdesi për të përbashktën” shihet si një mbetje e kohës së komunizmit. Organizimi vullnetar për të mbrojtur pyllin, lumin, malin apo plazhin perceptohet me dyshim, madje nganjëherë edhe me përçmim – si diçka e “vjetër”, “kolektiviste”, që “nuk na përket më”.

Por ironia është e dhimbshme: ndërkohë që të pasurit e rinj bëjnë “like” për mjedisin dhe sfidojnë njëri-tjetrin me foto të shkurreve të djegura në Instagram, në realitet njerëzit nuk hapin as derën për zjarrfikësen që kërkon të shpëtojë një kodër nga flaka — sepse “mos po i hyjnë dhitë kunatit”.

Ky nuk është thjesht një problem kulture, por një alarm i madh kombëtar. Në një shoqëri ku gjithçka perceptohet si “e imja ose hiç”, nuk ka vend për përgjegjësi kolektive. E për pasojë nuk ka as shpresë për mbrojtje afatgjatë ndaj katastrofave si zjarret. Mbetemi secili në kasollen tonë, duke pritur që zjarrin ta shuajë dikush tjetër — ose ta shpëtojmë vetëm pronën tonë, ndërsa pjesa tjetër digjet.

Ky është zjarri më i madh: jo ai që djeg pyjet, por ai që djeg ndërgjegjen.

Zjarret nuk janë thjesht dukuri natyrore – janë pasojë e një shoqërie që nuk kujdeset për rrënjët e saj. Kur djegim pyjet, djegim trashëgiminë, fëmijët tanë, të ardhmen. Kur lëmë të digjen shtëpitë e njëri-tjetrit, kemi djegur edhe shpirtin tonë njerëzor.

Ky është një apel, jo vetëm për shtetin, por për të gjithë ne: nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku, çdo verë, qielli bëhet i kuq nga flakët dhe shpirti më i zi nga dhimbja.

Nëse ky nuk është momenti për të ndryshuar, atëherë kur?

Next Post
VIDEO / Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Humbëm gjithçka

VIDEO / Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Humbëm gjithçka

Comments 2

  1. Lui says:
    4 months ago

    Mëse e saktë në çdo fjali të shkruar. Unë mendoj që edhe në qeveri duhet të krijohet një ministri e posaçme për pyjet, kullotat dhe ujrat. Janë gjërat më jetike në kohën që jetojmë. Gjithashtu edhe zjarrëfikësit duhen trajtuar me një ligj të veçantë i ngjashëm me Gardën e Republikës dhe të varet nga Ministria e Mbrojtjes.

    Reply
  2. PRoShi says:
    4 months ago

    Hidhi një sy shteteve të europës.
    Më e reja është Kroacia 15 vjet para , Greqia 50 vjet në BE. Francë, Itali, Spanjë, Portugali, me fuqi potenciale shumë herë më të mëdha , po digjen. Pra ato janë shumë më pasuria më të sigurta, më të organizuara. Po digjen sërish.
    Mja me fjalime paniku, por ndihmoni edhe financiarisht në rrethin tuaj pranë biznesit.
    Njerëz të ligj, opozitë zjarrvënie i gjen në Shqipëri me shumicë. Të paktën nuk po valon tritol, që hidhte dikur në erë shtyllat elektrike.
    Patjetër çdo vit duhet bërë më shumë për të mbrojtur pyjet. Por ky shtet ka mbjellë me miliona fidanë pyjore në këta 12vjet.
    Qëndronin me këmbë në tokë.

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

December 25, 2025
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com