• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

by Mero Baze
05/02/2026 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zbardhja e argumenteve që dy prokurorët e çështjes Veliaj kanë përdorur për të mos zëvendësuar masën e arrestit me burg, në një gjyq prej disa minutash të dielën pasdite ndaj Veliaj, reflekton qartë tendencën për t’i treguar të pandehurit mungesë respekti për faktet dhe ligjin.

Së pari, të dy prokurorët, Altin Dumani dhe Olsi Dado, kanë si argument kryesor pse ai duhet të rrijë në qeli faktin se ka pajtuar avokatë të huaj për të lobuar për lirimin e tij. Ky është argumenti i parë dhe i fundit që kanë paraqitur para gjykatëses Etleva Deda, e cila nga audio ndjehet më shumë si e pandehur dhe duket se mezi pret që ata të hapin gojën për t’i miratuar automatikisht ato që thonë.

Pra, Erion Veliaj ankimoi masën e sigurisë “arrest me burg” me argumentet që prokurorët kishin më 10 shkurt të vitit të kaluar, kur e arrestuan. Por çdo herë që ai ankimon, ata i paraqesin arsye të reja pse duhet të qëndrojë në burg. Herën e parë i thanë: je sjellë keq në burg se ke folur në telefon. Këtë herë i thonë: ke marrë avokatë që lobojnë kundër prokurorisë.

Së dyti, ka një mungesë të thellë serioziteti në mënyrën si u referohen fakteve. Të dy janë të zemëruar që Veliaj ka paguar disa avokatë amerikanë, por Olsi Dado thotë se është paguar “një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”, ndërsa Altin Dumani thotë se “është paguar një këst të paktën 300 mijë dollarë për mbrojtjen ndërkombëtare të tij”.

Tani, merre me mend sa seriozisht janë përgatitur për një gjyq disa minutësh, kur nuk kanë rakorduar as sa do të gënjejnë në sallën e gjyqit. Nuk e di si e kupton gjykatësja Deda shprehjen “një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”, të përdorur nga prokurori Dado, por me siguri e ka lënë këtë në besim të “inteligjencës” së prokurorit. Domethënë, a ka ndonjë fond që ka financuar 221 mijë dollarë, apo thjesht aq mban mend nga libri i gjuhës i klasës së gjashtë.

Nuk kanë shumë rëndësi as gafat, as mosrakordimi dhe as niveli profesional që kuptohet qartë po të dëgjosh audion, ku duket sikur kanë kapur një diversant që ka zbarkuar në Tiranë dhe po i numërojnë dollarët e shpenzuar për “imperializmin”.

Ajo që është e qartë dhe e pakundërshtueshme është se gjyqi ndaj tij është linçues dhe profesionalisht skandaloz, ku prokurorët sillen sikur janë në gjak me të. Njëri thotë “më ka përmendur lejen e nënës dhe partinë e Saliut”, tjetri ironizon avokaten e caktuar kryesisht, duke i sugjeruar t’i kërkojë lekë Veliajt, pasi “paska paguar amerikanët”.

Do të mjaftonte kjo qasje tendencioze në gjyq, cektësia e përgatitjes deri te shifrat që përdorin dhe tallja me shkeljen e dhunshme të të drejtave të tij kushtetuese për të lexuar dosjen, që të kuptohet se çfarë është drejtësia e re në Shqipëri.

Për këtë arsye, mendoj se iniciativa më e rëndësishme që mund të marrë qeveria dhe Parlamenti shqiptar, për t’u treguar shqiptarëve se çfarë Reformë në Drejtësi kanë bërë, është ndryshimi i kuadrit ligjor dhe urdhërimi që çdo gjyq ndaj politikanëve apo zyrtarëve për korrupsion të jetë i hapur, dhe çdo hetim ndaj tyre të regjistrohet dhe të bëhet publik pas një kohe të caktuar.

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar se në dorë të kujt është drejtësia.

Zbardhja e këtyre dy audiove ta sjell stomakun në fyt, për shkak të arrogancës, mungesës së profesionalizmit në disa raste dhe injorancës së gjuhës së përdorur kundër një të pandehuri.

E vetmja gjë që u duhet vlerësuar është se nuk i kanë kërkuar gjykatëses Deda — e cila dukej sikur ishte marrë peng — t’i fusnin edhe një të rrahur aty në sallë, sepse me gatishmërinë që kishte për të miratuar gjithçka thoshin ata, ua kishte dhënë tashmë të drejtën.

Next Post
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Comments 1

  1. Lavuazjë says:
    2 months ago

    Derri dhe majmuni, kur dolën nga pylli, shikonin me habi njerëzit në qytet, pse ishin veshur me rroba në të kundërt të tyre, që ishin akoma mbuluar me gjethe fiku.
    E ç’pret nga Dumani e Ols Dado, pylltarë den baba den, që s’kanë lexuar një libër artistik në jezën e tyre, të të bëjnë e japin drejtësi ?
    Turp për maxhorancën për këtë REFORMË NË DREJTËSI.
    Turp për këtë vënd kjo trupë prokurorësh.
    Turp për Edi Ramën, për këtë reformë LESHI NË DREJTËSI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In