• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një debat real që duhet zhvilluar pas 30 Korrikut

by Alfred Peza
31/07/2020 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Mënyra e leximit të ndryshimeve kushtetuese të së enjtes së kësaj jave në Parlament, ishte identike me mënyrën sesi janë lexuar edhe finalizimet e tjera politike, që kanë gjeneruar debate të forta pro dhe kundër në Shqipëri. Ajo që bie menjëherë në sy, është përpjekja për ta larguar fokusin e diskutimeve, sa më larg rrënjëve reale të problemit themelor që ka sot opozita shqiptare. Një përpjekje kjo, që më shumë sesa të tjerët, dëmton gjithmonë e më tepër atë vetë.

Pyetja kryesore që është shtruar pas 30 korrikut, është sesa opozita ka aktualisht në vend, dhe cila prej tyre është ajo e vërteta. Ky është një debat real. Një debat që duhet bërë gjithnjë e më konkret, po të kemi parasysh konfiguracionin e skenës së minorancës sonë politike. PD dhe LSI pretendon se ato kanë monopolin e opozitës reale dhe se përtej tyre, nuk ka asnjë opozitë tjetër në Shqipëri. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë debati nuk do të ekzistonte dhe selitë e liderët e tyre, nuk kishin pse të përfshiheshin në të.

Por realiteti është ndryshe dhe sa më shpejt që ta pranojnë këtë si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi, aq më mirë do të ishte për ata vetë. Sepse vetëm kështu do ta gjenin më kollaj rrugën e daljes nga situata ku ndodhen. E vërteta është se skena opozitare shqiptare është tripolare: Poli i parë i opozitës është ajo parlamentare, që votoi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Sa më shpejt të pranohet kjo, aq më pak “30 korrikë” të tjerë do të përjetojë “Opozita e Bashkuar” bashkë me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin vetë.

Poli i dytë, është opozita e rrugës, e cila ia lidhi duart vetes në momentin që dogji mandatet e deputetëve dhe doli nga Parlamenti. Duke dashur të delegjitimonte mazhorancën, ajo dogji edhe çdo urë komunikimi me njerëzit që i kishin futur vetë në listat e 2017, të cilët përbëjnë sot opozitën parlamentare. Duke mos e parë realitetin në sy, po bën gabime pas gabimesh, si ajo e qëndrimeve refraktare në tryezën e Këshillit Politik. Vetëm një strategji e mirëmenduar, mund ta shpëtojë nga rrjedhjet e reja që rrezikon të pësojë, deri në zgjedhjet e pranverës 2021.

Ndërsa Poli i Tretë opozitar, është ai që vërtitet rreth Ilir Metës. Duke qenë një President opozitar dhe jo mbi palët politike, duke qenë një kryetar shteti jo si simbol i unitetit të popullit shqiptar, por si simbol i unitetit të popullit opozitar, ia ka dalë me sukses të plotë që ta bëjë skenën opozitare tripolare. Duke qenë herë pas here, edhe poli i saj kryesor. Për rrjedhojë tek qëndrimet e tij ekstreme publike, kushdo mund të lexojë jo hallet reale të qytetarëve, por ëndrrat e parealizuara të opozitarëve. Karriera e tij politike përtej 2022, nuk është e lidhur me mandatin Presidencial, por me fatin e dy opozitave të tjera.

Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, përveç të tjerash, janë një mundësi e jashtëzakonshme për riogranizimin e aktorëve dhe faktorëve të ndryshëm opozitarë, për ti dhënë skenës politike shqiptare një konfigurim të ri. Për shkak të listave të hapura, pesha reale dhe roli i Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe ajo e Ilir Metës, do të vijë duke u ulur. Ndërkohë që Sali Berisha po vetëdel pa u ndjerë nga skena e madhe. Kjo mund të çojë drejt “turbullimit të ujërave opozitare” që sjellin më pas kthjellimin e tyre.

Ky është një moment shumë i mirë, për forcimin gjithmonë e më tepër, të profileve të reja të lidershipit politik. Bashkë me to, pritet të kemi lindjen e partive dhe koalicioneve të reja, që do ta pasurojnë e dinamizojnë akoma më shumë skenën opozitare. Duke i bërë të gjithë që të kuptojnë se pas 30 korrikut, ajo nuk është më pronë e vetëm tri liderëve “të vjetër e të vetemëruar”, por një hapësirë e madhe mundësish të reja politike, për të kontribuar në të ardhmen.

Kjo dinamikë e re politike që pritet të gjenerojnë efektet e 30 korrikut, do të rrëzojë njëherë e përgjithmonë edhe mendimin e sotëm, se kemi vetëm një opozitë reale në Shqipëri. Se kush është opozita reale dhe ajo virtuale, mbetet për tu parë pas zgjedhjeve të pranverës së 2021. Se kush është opozita brenda institucioneve dhe ajo e rrugës, mbetet sërisht për tu provuar. Sikundër mbetet për tu debatuar mbi të gjitha, shkaqet që sollën këtë konfigurim opozitar sot në Shqipëri.

Nëse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta nuk do ta kuptojnë se nga burojnë rrënjët e dramës së tyre të sotme politike, aq më keq për ta. Gjithçka nisi me 30 Qershorin, vijoi me 30 korrikun dhe do të përfundojë në zgjedhjet e ardhshme. Sepse gjithçka nis e mbaron tek raporti me sistemin demokratik, i cili ka në thelbin e vet, votën e qytetarëve. Aty fillon dhe mbaron legjitimiteti edhe i mazhorancave, edhe i opozitave. Askush tjetër nuk e gëzon monopolin e legjitimitetit, përveç shqiptarëve, në zgjedhje.

Next Post
Natë arrestimesh në Shqipëri, ‘krehen’ Durrësi dhe Saranda

Çfarë po ndodh në Elbasan? Zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com