• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një debat i ligjshëm publik, po të mos llogarisësh Bashën

by Mero Baze
21/04/2018 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deputeti gjerman Krischbaum është sulmuar nga Partia Socialiste dhe shtypi afër Edi Ramës, si një politikan që po përpiqet të frenojë ratifikimin e rekomandimit për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Duket që është tepërim i qëllimshëm. Është fushatë kundër tij. Dhe duket që është bërë me shumë vetëdije.

Në njërën anë është kryeministri i Shqipërisë me të vetët që kërkojnë ratifikimin e rekomandimit, dhe nga ana tjetër ky deputeti që është mik i Lulzim Bashës, dhe në emër të Lulzim Bashës po përpiqet të bëhet pengesë.

Beteja edhe pse mund të ketë ekzagjerime, është normale, pasi njëra palë lufton për të mirën e Shqipërisë, tjetra kundër Shqipërisë.

Edi Rama ka mobilizuar shtypin ta akuzojë ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar se ai ka dhe lidhje ruse apo vese njerëzore, Krischbaum ka angazhuar Doris Pack ta akuzojë si mashtrues Edi Ramën.

Dhe këtë po e quaj normale.

Ajo që është anormale, është përse Partia Demokratike duhet të angazhohet në një fushatë pse po shahet zëdhënësi i fushatës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

PD e ka atë një aleat politik, siç ka shumë të tjerë, por që janë pro Shqipërisë në këtë rast. I vetmi kundër është ky, dhe PD mbron vetëm këtë, duke dedektuar në fakt të vërtetën, se ajo qëndron pas deklaratave të tij.

E them këtë, pasi nuk është në traditën e PD të mbrojë të huajt që merren me Shqipërinë. Arsenali i njohur politik i PD është sulmi kundër tyre. PD po shan prej vitesh me libër shtëpie çdo ambasador amerikan në Shqipëri nga viti 1995 e deri më sot. Po shan me libër shtëpie çdo të dërguar ndërkombëtar, çdo ambasador të BE, çdo euro-parlamentar që mbështet Shqipërinë, për të mos thënë pastaj që vetë Berisha është angazhuar kundër Fleckenstein, që mbulon integrimin e Shqipërisë në BE, me shpresë se do ta egërsojë dhe atë si antishqiptar.

Pra, në traditën e PD është sulmi kundër të huajve, dhe jo mbrojtja e tyre. Dhe një herë që duan të mbrojnë dikë, po mbrojnë dikë që kuptohet se thotë thjesht ato që i çojnë këta. Tani duhet ta ndajnë këtë punë. Ose Krischbaum paguan taksën e mendimeve të veta kundër Shqipërisë dhe qeveria është në të drejtën e saj t’i përgjigjet, ose paguan taksën e Lulzim Bashës dhe Lulzim Basha po do, të paguajë dhe këtë taks. Por të paktën ta ndajnë përse nuk duhet sulmuar dikush që sulmon Shqipërinë. Nuk duhet sulmuar se është mik i Lulzim Bashës, apo se nuk duhet mbrojtur Shqipëria?

a.ç

Next Post
Vllaznia humb në shtëpi, Luftëtari ngjitet në vend të tretë. Fiton edhe Kamza

Vllaznia humb në shtëpi, Luftëtari ngjitet në vend të tretë. Fiton edhe Kamza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In