• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një copë e vogël toke që mund të çojë në luftë NATO-n me Rusinë dhe përballjen bërthamore

by Java News
06/05/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulme misterioze ndodhën të hënën e Pashkëve në godinën e Ministrisë së Brendshme në Transnistri. Ato ishin sulmet e para nga një seri incidentesh të tjera që kanë ngjallur frikë se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet më tej në rajon.

Ngjarjet kanë ndodhur në Transnistria, një copë toke në perëndim të Ukrainës, e cila u shkëput nga Moldavia gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik dhe mbetet nën kontrollin e Moskës.

Incidentet janë shoqëruar edhe me kërcënime të vazhdueshme nga Kremlini dhe përshtaten me lojërat mizore të Vladimir Putinit, i cili nxit tension e më pas e përdor atë si një justifikim të dobët për të dërguar ushtrinë si shpëtimtare.

Çuditërisht, një nga autorët e së hënës hodhi granatahedhësin me të cilin kreu sulmin dhe u zbulua se ai ishte i prodhuar në Rusi dhe përdorej vetëm nga forcat e putin dhe nga ushtria e Gabonit në Afrikë. “Unë mendoj se ishin nga Gaboni”, tha me ironi një ministër moldav pas ngjarjes.

Frika është gjithnjë në rritje për 3,5 milionë banorët e shtetit të vogël Europian, i cili është i trembur se mund të përfundojë në luftë njësoj si Ukrainë. Një veprim ky që mund të shtonte presionin te Perëndimi për ndërhyrje, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira që Moldavia ka me Rumaninë fqinje, e cila është pjesë e BE-së dhe NATO-s.

“Vlerësimi ynë është se pro-rusët qëndrojnë pas gjithë këtyre zhvillimeve për të detyruar Rusinë që të ndërhyjë”, Mihai Popsoi, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet. “Këta njerëz nuk marrin frymë pa miratimin e Kremlinit”, shtoi ai.

Popsoi pranon situatën aspak të qetë, duke qenë se Moldavia mbështet në neutralitet për sigurinë sesa në ushtrinë e saj të vogël. Megjithatë, Popsoi, i diplomuar në Universitetin e York, me origjinë ruse, babai i të cilit u kthye në Moldavi për të luftuar kundër separatistëve në fillim të viteve 1990, shton se ata kanë 30 vite në ankth për konfliktin e ngrirë në Transnistria./ Daily Mail

Next Post
“Radiografia”/ Vëllait deputet të PD iu konfiskuan pasuritë: Kush është ‘i forti’ Gazmend Mahmutaj

Si shpëtoi nga konfiskimi në 2013 pasuria e Mahmutajt, bosit të prostitucionit e mik i Mediut! Roli i Llallës, Metës e Berishës! Pse u godit nga SPAK pas 9 vitesh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

August 7, 2026
Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

August 7, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026
E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

August 7, 2026
Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

August 7, 2026
“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

August 7, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com