Një çift (i rremë) muslimanësh (gruaja me perçe) shëtit në rrugët e Milanos. Në të vërtetë janë dy gazetarë që janë maskuar si arabë dhe shëtisin nga opera, “La Scala”, te Katedralja në Piazza Duomo. Këto dy vende janë cilësuar si vendet më të mundshme për aksione terroriste nga ana e shtetit italian, pasuar me rritje të masave të sigurisë.
Reagimet e kalimtarëve janë nga më të ndryshme, nga armiqësia, te habia dhe ironia.