• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një çështje e rëdësishme për votuesit në SHBA është ndryshimi i klimës/ Të rinjtë demokratë dhe republikanë po inkurajojnë…

by Java News
12/10/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fushatë zgjedhore, votuesit e rinj amerikanë po ngrenë zërin dhe po kërkojnë veprime për të luftuar ndryshimin e klimës. Të rinjtë demokratë dhe republikanë po inkurajojnë arritjen e një kompromisi për të trajtuar atë që shumica e shkencëtarëve të klimës e quajnë një kërcënim botëror ekzistencial.

“Ne po shfaqim një makinë elektrike në të gjithë Amerikën për të treguar mënyrat novatore të bazuara në treg për të zgjidhur çështjen e ndryshimit të klimës.”

Republikani 22-vjeçar, Benji Backer thotë se vlerat konservatore mund të zgjidhin problemin e ndryshimit të klimës.

“Mjedisi duhet të kthehet nga një çështje e demokratëve në një çështje për të cilën kanë interes të dyja partitë. Republikanët dhe konservatorët kanë prirje të jetojnë në zona rurale, në ferma dhe në zona malore. Ata kujdesen për mjedisin.”

Grupi i zotit Backer ka propozuar një kontratë klimatike që, ndër të tjera, bën thirrje për përdorimin e teknologjisë për të eliminuar emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile ndërsa ndodh një tranzicion me faza në një ekonomi më të pastër.

Nga ana e tyre, shumë demokratë mbështesin “Marrëveshjen e Re të Gjelbër”, e cila propozon veprime më të shpejta dhe më të gjera. Megjithatë, shumë njerëz janë të hapur për diskutime dypartiake.

“Ne mund të debatojmë mbi politikat dhe të bëjmë kompromise. Mund të kemi një debat të bazuar në atë që ne besojmë se çdo person meriton një shans për të jetuar në një botë që nuk digjet dhe nuk përmbytet”, thotë Alida Austin nga Lëvizja “Sunrise DC”.

Por përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pandemia e Covid-19 dhe ekonomia janë çështjet për të cilat amerikanët shqetësohen më shumë.

Kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës, ekziston një hendek i madh midis mbështetësve të Presidentit Donald Trump dhe atyre të rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

“Vetëm 17 për qind e mbështetësve të Presidentit Trump thonë se ndryshimi i klimës është një çështje shumë e rëndësishme këtë vjeshtë. Por ka një pikëpamje shumë të ndryshme për këtë midis mbështetësve të zotit Joe Biden. Pothuajse 7 në 10 ose 68 përqind e tyre thonë se ndryshimi i klimës është një çështje shumë e rëndësishme për votën e tyre.”

Megjithatë, dallimet partiake për këtë çështje janë dukshëm më të vogla mes të rinjve, zbuloi sondazhi i Qendrës Kërkimore Pew.

“Republikanët e rinj vërtetë mendojnë se vendi duhet të ketë përparësi në zhvillimin e teknologjisë për prodhimet alternative të energjisë, si ato nga era dhe dielli. Ky është një ndryshim mjaft i madh sepse republikanët e moshuar ende mbështesin energjinë e prodhuar nga qymyri, gazi natyror dhe teknikat e prodhimit nga materialet fosile”, thotë Alec Tyson nga Qendra Kërkimor e Pew.

Ndryshimi i klimës u diskutua pak në debatin e parë presidencial, por votuesit nën moshën 35 vjeçare duan të dëgjojnë më shumë për këtë çështje.

“Është një çështje që meriton më shumë kohë për t’u diskutuar dhe më shumë kohë që kandidatëve tanë t’u bëhen këto pyetje sepse kjo ka të bëjë me të ardhmen tonë”, thotë Gabrielle Harris nga grupi Demokratët e Kolegjit.

“Ne duam që votuesit e rinj të jenë më të përgjegjshëm për të ardhmen e kësaj çështjeje. Ashtu si ndryshimet e përditshme të jetës, ne duhet të sigurohemi që të flasim me ligjvënësit tanë për këtë“, thotë Ben Rajadurai nga Komiteti Kombëtar i Kolegjit Republikan.

Votuesit e pavarur, të cilët përbëjnë 40 për qind të elektoratit sipas organizatës Votimi i Pavarur, mbështesin ndryshime të mëdha strukturore, pavarësisht nga mosha e tyre.

Ndërsa të rinjtë amerikanë mund të mos jenë dakord për qasjen ndaj çështjes së ndryshimit të klimës, ata duan zgjidhje.

“Shumica e të rinjve janë shumë të apasionuar dhe janë dakord për rëndësinë dhe trajtimin e çështjes së ndryshimit të klimës. Pse merret si e mirëqenë që qeveria amerikane nuk mund të ndryshohet dhe të gjejë një mënyrë për të trajtuar problemet me të cilat po përballemi sot?”, pyet Manu Meel, president i organizatës “Bridge USA”.

Sfida për votuesit e rinj tani është kthimi i këtij pasioni në veprim.

“Zakonisht, më pak se gjysma e votuesve të rinj në fund votojnë.Dhe çdo katër vjet ka shumë debate: a do të votojnë të rinjtë me ritme më të larta se në zgjedhjet e mëparshme? Përgjigjja më e drejtpërdrejtë është se nuk e dimë”, thotë Alec Tyson nga Qendra Kërkimore Pew./VOA

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Sfida e “yjeve” mes Francës dhe Portugalisë mbyllet pa fitues, Italia barazon në Poloni

VIDEO/ Sfida e “yjeve” mes Francës dhe Portugalisë mbyllet pa fitues, Italia barazon në Poloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In