• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një brez i dështuar, i humbur edhe kur ka fituar

by Lorenc Vangjeli
24/07/2018 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës është metafora e frikshme e përmbysjes së sistemit të drejtësisë. Pakkush e kishte menduar apo parashikuar se rrokullisja e individit që ishte ngjitur rrufeshëm shumë lart, do të ishte kaq e thellë. Kaq e shpejtë. Dhe për momentin, me shumë gjasa, edhe jo përfundimtare. Dhe me shumë gjasa, më e keqja ende nuk ka ardhur.

Vendimi për sekuestro i disa prej pronave të paluajtshme të tij, të dyshuara si produkt i veprave kriminale, është një hap domethënës, por jo i fundit për fatin e individit që ka drejtuar zyrën e prokurorit të përgjithshëm për pesë vjet.

Në këtë rast nuk flitet për një fat individi. Dhe as për një dramë njerëzore nga ato që përmblidhen në togfjalëshin e famshëm të “shpikur” nga Balzaku që përmbledh dy skaje: shkëlqimin dhe rënien. Eshtë shumë më shumë, për fat të keq. Eshtë simboli dhe parathënia e asaj që do të ndodhë edhe më pas. I përmbysjes përfundimtare të gjithë asaj “polifotoje” njerëzore që është krijuar në pothuaj tre dekada pluralizëm. Fillimisht në drejtësi.

Bashkë me rrënimin total të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj së Lartë, mohimi I trashëgimisë së deri djeshme është fruti i hidhur I reformës në drejtësi.

Dimensioni I dukshëm i keqfunksionimit të njërit prej pushteteve kryesorë kushtetuesë në vend është në të njëjtën kohë dhe dëshmia e tërthortë e defekteve që kanë pasur, kanë e do të kenë dy pushtetet e tjera në vend, legjislativi dhe ekzekutivi. Pa lënë pas dhe pa harruar edhe pushtetin mediatik.

Tre dekada mbas përmbysjes së komunizmit, Shqipëria është ende një vend që nuk ka ndërtuar demokracinë funksionale sipas standarteve evropiane. Që nisin që me zgjedhjet dhe transferimin e pushtetit nga qytetari tek një grusht njerëzish për katër vjet e duke vazhduar me ligjin që mbron dhe ndëshkon në mënyrë të barabartë edhe të pasurin, edhe të varfërin, edhe të majtin, edhe të djathtin, edhe burrin, edhe gruan.

Rrugëtimi i vendit nga dhjetori tashmë shumë i largët i 90-s në këtë verë plot kapriçio të këtij viti është rrugëtimi i një brezi të tërë. Njerëzit më “famshëm” të të cilit, tashmë mund të bien dakort përfundimisht se një sistem mund të përmbyset brenda një dite.

Se një sistem ekonomik mund të ndryshojë edhe brenda një stine. Por mentaliteti I një shoqërie, vështirë se ndryshon edhe mbas një brezi. I cili, në tërësi, sot në këtë krizë institucionesh, topitjeje intelektualem e rrënimi moral, mund ta konsiderojë veten një brez të dështuar. Edhe pse shumë nga njerëzit e tij janë histori suksesi vetjak. Që kanë humbur edhe kur kanë fituar. Vetëm për veten e tyre. Siç ishte deri dje prokurori I përgjithshëm. Siç është sot ish-prokurori I përgjithshëm në dy skaje, me shkëlqimin dhe rënien e tij të thellë. /JavaNews.al

Next Post
Shqiptari tregon momentet e tmerrit: Si u largova mes flakëve me nusen dhe djalin e vogël

Shqiptari tregon momentet e tmerrit: Si u largova mes flakëve me nusen dhe djalin e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In