• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një brez artistësh nuk zhduket dot me vendim Parlamenti

by A R
30/03/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Poeti Agron Tufa ka dorëzuar në Kuvend nismën për të censuruar filmat e prodhuar nga ish Kinostudio përgjatë viteve 1950 – 1990. Një projektligj i cili synon që me një të rënë të lapsit të fshijë 40 vite kinematografi shqiptare. Të fshijë nga ekranet televizive një plejadë të famshme aktorësh, regjisorësh, skenaristësh, kompozitorësh, operatorësh, piktorësh e qindra- mijëra profesionistësh të tjerë, të cilët për 40 vite me rradhë, përmes sakrificave të panumërta, përmes mundimeve të pafundme, e herë përmes ndëshkimesh të pamerituara politike, u përpoqën që të bëjnë jo vetëm art, por edhe të civilizonin një shoqëri mjaft të prapambetur, si në aspektin kulturor ashtu dhe shpirtëror.

Përmes këtyre filmave u përsosën gjenerata të tëra aktorësh, regjisorësh, kompozitorësh, operatorësh etj. etj., të cilët mundësuan edhe krijimin e një tradite në fushën e aktrimit e regjisë, duke hedhur themelet e artit kinematografik shqiptar.

Nisma për të bllokuar filmat shqiptarë në thelb është një atentat nga më të rëndit që mund t’i bëhet kulturës shqiptare në përgjithësi dhe artit kinematografik në veçanti. Të mos biesh dakord me tematika të caktuara të këtyre filmave është tërësisht e natyrshme. Por të përpiqesh që nëpërmjet disa pseudo formulimeve ligjore të zhysësh në errësirë gjithë plejadën e artistëve shqiptarë, është një përpjekje që kapërcen edhe censorët ideologjikë të këshillave artistike të kohës së komunizmit.

Natyrisht që kjo nisëm është e dështuar që në krye të herës. Jo thjeshtë se ka të bëjë me nostalgjikët e filmit shqiptar. Por sepse në thelb nisma synon të zhdukë nga ekranet një brez të tërë krijuesish, lista e të cilëve është shumë e gjatë e nuk do të mjaftonin libra të tërë për ti rradhitur. Shqipëria ka historinë e saj, të mirë dhe të keqe. Një histori me të cilën të gjallët përballen çdo ditë. Por të përpiqesh të hapësh një gropë 40 vjeçare, ajo nuk është thjeshtë një gropë, por është një plagë nga e cila pasojat janë shumë të rënda për vetë historinë e vendit.

Nga ana tjetër kjo nismë zbulon edhe realitetin tronditës në të cilin gjendet kinematografia shqiptare përgjatë këtyre 27 viteve të ndryshimit të sistemit. Prodhime pa vlera, fabula ordinere, interpretime që të vjen ndot t’i shikosh, janë disa prej tipareve kryesore të filmit shqiptar përgjatë këtyre viteve të fundit. Nëse mund të flitet për film shqiptar në kuptimin e vërtetë të termit. E të mendosh që në këto 27 vite, fabula realiteti shqiptar ka përjetuar disa drama ekstreme, të cilat fare mirë mund të ishin subjekte filmash të fuqishëm. Mjafton të përmendësh ndërrimin e sistemit, fajdet dhe krizën e armëve, apo edhe transformimet rrënjësore të shqoqërisë, për të kuptuar se arti shqiptar jetoi një kohë të artë për të gjetur fabula dhe shtytje artistike.

Mjerisht thuajse asnjë nuk mban mend ndonjë film që t’ja vlejë ta shikosh 2 herë. Në këtë grackë ranë edhe disa regjisorë të njohur, të cilët në emër të parasë, braktisën vlerat e profesionit. Prodhimet e tyre filmike ishin një dështim i suksesshëm. Praktikisht kinemaja shqiptare këto 27 vitet e fundit ka hapur një gropë sa u përket vlerave, gropë e cila ka gjasa të mos mbyllet për shumë vite.

Të hakmerresh në emër të motivacioneve të pastra ideologjike ndaj një brezi të tërë artistësh, është realisht një lëvizje e pamençur. Në këtë aspekt nismëtari ja ka kaluar edhe ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Askush nuk i sheh filmat shqiptar të viteve 50- 90 për ideologji politike. Madje mjaft skena të shkatkojnë humor në këto filma. Por nga ana tjetër ata që i shohin vlerësojnë lojën interpretative të shumë figurave që tani nuk janë mes nesh dhe shumë të tjerëve tashmë të mplakur, të cilët dhanë gjithshka duke shkatërruar deri dhe jetën e tyre, për të kënaqur sadopak publikun me lojën e tyre interpretative.

Në thelb nisma cënon personalitete të jetës artistike të vendit. Është dashakeqe dhe spekulative politikisht. Jetojmë në një shoqëri të hapur ku njerëzit ndajnë vetë gjykimet, duke përzgjedhur çfarë duan të shikojnë dhe çfarë jo, çfarë duan të pëlqejnë çfarë jo. Është koha që ata të vendosin vetë dhe jo tu tregojnë të tjerët se çfarë shijesh duhet të kenë. As Enver Hoxha nuk arriti dot të censurojë aftësinë e publikut për të gjykuar. Në thelb nisma është thjeshtë një dokument ideologjik dhe si çdo ideologji përfundimi dihet. Në kosh!

Next Post
Donald! Valoja drurin, se të paprekshmit po të shohin edhe në ëndërr

Apeli i ambasadorit Donald Lu: Të punojmë për forcimin e rolit të gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In