• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Selanik lëviz 50 mijë banorë

by Java News
07/02/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organet greke të pushtetit lokal në Selanik, në bashkëpunim me policinë dhe forcat e ushtrisë, kanë filluar të marrin masa për zbatimin e një plani evakuimi të 50. 000 banorëve nga tre bashki në pjesën perëndimore të qytetit ditën e diel, për t’u dhënë mundësi specialistëve të çaktivizojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba në fjalë është gjetur në një thellësi prej pesë metrosh gjatë punimeve për zgjerimin e një gropë të depozitës së një pike karburanti në rrugën “Monastiriu”, në zonën Kordelio në dalje të qytetit.

Siç theksojnë specialistët për fat të mirë eskavatori nuk e ka prekur bombën për katër cm, përndryshe pasojat e shpërthimit do të mund të ishin të paparashikueshme. Bomba vlerësohet se ka një peshë prej 250 kg dhe ka ende siguresën në pjesën e pasme të saj, por për arsye sigurie gjatë caktivizimit dhe transportimit të saj në një bazë ushtarake, do të duhet të kryhet evakuimi i banorëve, që konsiderohet më i madhi që është bërë ndonjëherë në Greqi, përcjell TCh.

Organet e pushtetit lokal dhe policia kanë filluar të njoftojnë qytetarët e tre bashkive të zonës që ndodhen në një rreze prej 2 km larg vendit ku ndodhet bomba me anë të mediave, por edhe duke shkuar në çdo shtëpi që të largohen ditën e diel për disa orë nga shtëpitë e tyre, me anë të mjeteve të shërbimit urban që do të ketë në dispozicion prefektura e Selanikut. Gjithashtu do të hapen edhe palestra dhe vende të posaçme për të moshuarit dhe personat në nevojë. (b.an)

Next Post
Femra, ja cilët janë meshkujt më skandaloz në shtrat e që duhet t’i përzini

Femra, ja cilët janë meshkujt më skandaloz në shtrat e që duhet t'i përzini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In