• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një biletë drejt ‘kozmosit’, ja kur pritet të nisin fluturimet e para në hapësirë

by A R
13/07/2018 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kompani private që kanë shënuar progrese më të dukshme në tregun e turizmit hapësinor shprehen se janë vetëm disa muaj larg nga fluturimet e para në hapësirë me pasagjerë në bord, megjithëse gjithsecili tregohet i rezervuar duke mos dhënë një datë të saktë.

”Virgin Galactic”, e themeluar nga miliarderi britanik, Richard Branson dhe ”Blue Origin” nga miliarderi më modest Jeff Bezos, drejtuesi i Amazon janë vënë në garë për të qenë të parët në përfundimin e testeve. Dy kompanitë kanë teknologji tërësisht të ndryshme.

Për të dy, pasagjerët nuk do të shkojnë në orbitën rreth Tokës. Eksperienca e tyre në hapësirë do të zgjasë veçse disa minuta, ndryshme nga disa turistë të hapësirës që kanë paguar dhjetëra miliona dollarë për të udhëtuar në bordin e një ”Soyouz” dhe të Stacionit ndërkombëtar të hapësirës (ISS) në vitet 2000.

Mesatarisht një biletë relativisht e lirë do të jetë rreth 250 000 dollarë tek Virgin, ndërsa çmimi nuk bëhet ende i ditur tek Blue Origin, këto turistë të rinj do të transportohen disa dhjetëra kilometra lartësi, përpara se të rikthehen në Tokë. Për t’u marrë si formë krahasimi, ISS që është në orbitën 400 kilometra larg.

Objektivi është t’i afrohesh apo të tejkalosh vijën imagjinare që shënon fillimin e hapësirës, linjën e Karman rreth 100 kilometra, ose linjën e preferuar nga ushtria amerikane, rreth 50 milje (80 kilometra).

Në këtë lartësi, qiellë bëhet më i errët, dhe rrumbullaksia e Tokës duket qartësisht.

– Virgin Galactic

Tek Virgin Galactic, gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë do të ulen në bordin e SpaceShipTwo VSS Unity, që ngjason më tepër me një avion jet privat. VSS Unity do të lidhet me një avion mbajtës i quajtur WhiteKnightTwo. Në momentin e shkëputjes në një lartësi rreth 15 000 metra, anija kozmike do të ndezë raketën për t’iu drejtuar qiellit.

– Blue Origin

Blue Origin ka zhvilluar një sisyem që ngjason me raketat tradicionale , New Shepard.

Gjashtë pasagjerë do të zënë vend në një ‘’kapsulë’’, një kabinë e bashkangjitur në majë me një raketë vertikale 18 metra e lartë. Pas lëshimit, e cila do të çojë kapsulën në rreth ‘’3 Mach’’, ajo do të shkëputet dhe do të vijojë trajektoren e saj disa kilometra drejt qiellit. Gjatë një testi të kryer më 29 prill, kapsula shënoi një lartësi rreth 107 kilometra.

Gjatë kësaj kohe, raketa do të zbresë … dhe do të ulet me ngadalë në mënyrë vertikale.

-Po më pas?

SpaceX dhe Boeing po zhvillojnë kapsula për të transportuar astronautët e NASA, me shumë mundësi duke nisur nga viti 2020 si rezultat i vonesave. Kompanitë kanë kryer investime të konsiderueshme dhe padyshim do të kërkojnë të ulin shpenzimet duke propozuar udhëtime të një grupi të ngushtë personash.

Nëse dëshironi të shkoni në hapësirë do të keni së shpejti katër herë më shumë shanse seç keni patur më parë, u shpreh për median, Phil Larson, zëvendësdrejtori i shkollës së inxhinierisë i Universitetit të Kolorados në Bulder.

Prej shumë kohësh kompania ruse e cila ndërton anijet kozmike ‘’Soyouz’’ po studion mundësinë për të dërguar sërish turistë në ISS. Dhe një kompani inovative amerikane, ‘’Orion Span’’ njoftoi këtë vit se kërkon të ngrejë një stacion hapësinor në orbitë brenda disa vitesh, por ky projet është ende shumë larg për t’u bërë realitet./ATSH-AFP/

a.ç

Next Post
Kumbaro inspekton Xhaminë Mbret: “Investojmë në Berat për një turizëm gjithëvjetor”  

Kumbaro inspekton Xhaminë Mbret: “Investojmë në Berat për një turizëm gjithëvjetor”  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In