Një bazen, i vendosur vertikalisht në lartësinë nëntë metra të lartë në formën e veshit të piktorit Vincent van Gogh, është ekspozuar përballë Qendrës “Rockefeller”, në Nju Jork.
Kjo skulpturë arti bashkëkohore, e cila do të jetë e hapur deri më 3 qershor, është punë nga dy artistë skandinavë, që jetojnë në Berlin, Michael Elmgrina dhe Ingar Dragset, të moshës 55 dhe 47 vjeç.
Puna ka një formë shumë të rrumbullakosur, por emri “Veshi i van Gogh” të kujton diçka tjetër, sipas tyre. Skulptura u vendos në 13 prill dhe i ka befasuar kalimtarët.
Të dy artistët janë të njohur për krijimet e tyre jo të pazakonta, referon BETA. (b.an)