• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një Ballkan pa kufi”, Ali Ahmeti: Ëndrra ime, Shtetet e Bashkuara të Europës!

by A R
01/02/2024 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej vitit 1912, kur trojet shqiptare u shpërndanë në disa shtete, ëndrra e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe i shqiptarëve në Shqipëri ishte bashkimi i të gjitha trojeve të mbetura jashtë me Shqipërinë.

Në 1990, Ibrahim Rugova përpunoi një teori të re, që në kontekstin gjeopolitik ishte shumë i drejtë, atë për pavarësinë e Kosovës. Në 2001 Ali Ahmeti zbatoi një teori tjetër, ‘shqiptarët element i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni’. E realizoi.

E nisi me marrëveshjen e Ohrit dhe tashmë, simbolikisht u përmbyll me fakti që Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Edhe një periudhë tjetër historike u përmbyll… Nga sot e tutje, a ka një objektiv të ri Ali Ahmeti?

Ja si përgjigjet ai në intervistën e dhënë për Opinion.

 

“Sigurisht! Mirë i menduar, mirë i studiuar. Pse të ekzistojë kufiri mes meje dhe teje? Pse mos e bëjmë që ai kufi të mos ekzistojë, ashtu siç e ka bërë Europa, i ka hequr kufijtë mes Gjermanisë dhe Francës, janë hequr. Janë hequr mes Gjermanisë, Austrisë. Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lerë Ballkanin pa kufi…  dhe Europa duhet ta përshpejtojë procesin, sepse duke pasur një Ballkan me flakë, do plagoset edhe vetë. Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor. Europa është e vogël krahasuar me perandorinë dhe Arushën Polare, Rusinë. Ne jemi aq të vegjël krahasuar me kufijtë me Rusinë dhe e keqja sot na vjen ne nga Moska. Rusi, Kinë, kundër procesit tepër të natyrshëm. Se ne vendet e Ballkanit Perëndimor duam të jemi, sepse natyrshëm jemi Europë. Fundi fundit, djepi i Europës është Mesdheu. Të gjitha shtetet, popujt, kombet, që jetojnë në veriun më të largët, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe”.

Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.

/a.r

Next Post
Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime, temperaturat do të jenë me rritje

Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime, temperaturat do të jenë me rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com