• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës

by Enver Robelli
22/07/2025 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Tregimi për autostradën nga Vërmica në Prishtinë mund të fillojë edhe në Kalimash, sepse jemi një. Shpejtësia e lejuar në këtë tunel është 70 kilometra në orë. Kush e respekton këtë shpejtësi me siguri nga shumica e shoferëve shikohet si budalla.

Dy të tillë, pra shoferë, me vetura me targa të Kosovës, në një ditë të fillimkorrikut kishin zgjedhur tunelin e Kalimashit për të bërë garë. Siç u tha: aty lejohet ecja me shpejtësi prej 70 kilometra në orë. Shpejtësia e dy shoferëve të përmendur mund të ketë qenë mbi 170 kilometra në orë, ndoshta edhe më shumë. Dëshmitarë të tjerë kanë regjistruar edhe autobusë që marshojnë nëpër tunel me deri në 120 kilometra në orë. Video përkatëse qarkullojnë në rrjetet sociale.

Është një kategori kosovarësh – mes tyre edhe nga diaspora – që sapo hyjnë në Shqipëri, fillojnë të sillen me kapadaillëk. Në vitin 2021 u ndaluan nga policia afër Vlorës një shqiptar me banim në Zvicër dhe një tjetër me banim në Kosovë. Me veturat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ata po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometrash në orë. Ata u gjobitën me afërsisht nga 1.500 euro. Një shumë e përballueshme për dikë që është pronar i një “Lamborghini”.

Për shoferët e Kalimashit nuk pati pasoja e të tilla. Të lumtur dhe duke trimëruar njëri-tjetrin ata vazhduan rrugën pasi paguan ato 5 eurot e famshme për kalimin e “Rrugës së Kombit” në Shqipëri. Policia rrugore nuk ishte askund atë ditë. Ndonëse t’i ndalosh këta shoferë është punë e lehtë për policinë. Tuneli i Kalimashit me siguri ka kamera vëzhguese. Në kohën e revolucionit digjital, informata mbi tejkalimin flagrant të shpejtësisë brenda pak minutash mund të mbërrijë te policia kufitare e Shqipërisë dhe e Kosovës në Vërmicë.

Aty dy shoferët e papërgjegjshëm do të ndaleshin me dashamirësi dhe do të arrestoheshin menjëherë, përfshirë konfiskimin e veturave. Për këtë në Kosovë është mirë të ndryshohet ligji. Sepse një veturë me peshë prej 1,5 tonelatash apo më shumë, e cila keqpërdoret për të tejkaluar shpejtësinë dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, nuk është automjet për të arritur nga pika A në B. Jo, një veturë e tillë është armë – armë e rrezikshme që përdoret nga shoferi me energji kriminale.

Në Kosovë shoferët i pret edhe një rrezik tjetër. Autostrada mes Vërmicës dhe fshatit Arllat i ngjan një piste të vjetruar diku në ndonjë xhungël afrikane apo latinoamerikane. Autostrada ka kushtuar shumë, sipas disa vlerësimeve rreth 820 milionë euro. Qeveritë e mëparshme janë kujdesur që për këtë projekt të mbretërojë jotransparancë maksimale. Qeveria e tanishme, me sa duket, është e bindur se autostrada e hapur më 2013 mirëmbahet vetë. Nga një dorë e padukshme. Natyrisht kjo është një utopi. Secila rrugë duhet të mirëmbahet, e sidomos autostrada. E çuditshme se si gjendja e mjerueshme e rrugës nuk u ka rënë në sy kryeministrit të Kosovës, ministrit të Infrastrukturës, deputetëve të Kosovës – të gjithë këta kalojnë shpesh nëpër këtë rrugë. Ose e kanë parë mjerimin e kësaj rruge dhe nuk u bënë përshtypje fare.

Të kalosh sidomos natën nëpër këtë autostradë është e frikshme. Sinjalistika tokësore pothuaj nuk ekziston. Vijat e bardha të pandërprera dhe të ndërprera në pjesën më të madhe të segmentit rrugor janë fshirë nga përdorimi i autostradës. Vija kufizuese në skaj të rrugës po ashtu pjesërisht nuk duket. Ndriçim nuk ka. Duhet t’i bësh sytë katër për t’i shpëtuar daljes nga rruga. Po ashtu kur nuk ka vija, si shofer nuk e di nëse je duke qëndruar në korsinë tënde apo tashmë ke dalë në korsinë për tejkalim. Me një fjalë: të kalosh këtë autostradë është një sfidë e madhe. Për çdo ditë gjatë verës në këtë autostradë kalojnë dhjetëra mijëra vetura me shoferë nga Kosova, me mërgimtarë që vijnë nga shtetet perëndimore, me shoferë të tjerë nga Ukraina, Hungaria, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut, të cilët nëpër këtë rrugë shkojnë për pushime në Shqipëri dhe pas ca ditësh çlodhjeje kthehen prapë nëpër Kosovë ku mund të rrezikojnë jetën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku shoferët mund të lëvizin falas nëpër autostradë. Para një viti Ministria e Infrastrukturës njoftoi se “po punon” që t’i japë fund shfrytëzimit të autostradave pa pagesë. Me gjasë Ministria është ende “duke punuar”.

Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Mbase qeveria në katër vjetët e fundit nuk ka pasur guxim të flasë për vendosjen e një tarife për kalimin nëpër autostradë. Por debati duhet të hapet, sepse nga tarifat mund të financohet mirëmbajtja e autostradës. Tarifa mund të jetë e moderuar dhe jo abuzive si në disa shtete të rajonit, por ashiqare nuk duhet të tolerohet më ecja falas nëpër autostradë. Për shembull mund të aplikohet një tarifë vjetore prej 10 apo 15 eurosh sipas modelit zviceran. Në Zvicër vinjeta vjetore për lëvizje në autostradë kushton rreth 40 euro. Por para këtij debati mbi tarifat eventuale, urgjente është që Qeveria e Kosovës të blejë disa thasë me gëlqere për t’ia kthyer sinjalistikën autostradës “Ibrahim Rugova”.

Next Post
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Comments 1

  1. V.F.L.P says:
    8 months ago

    Tek thesi i gëlqeres rri për Albin Kurti, ndersa për 50 herë deshtime për konstituimin e kuvendit, nuk ndihesh Robell.
    Robell, gjuan me pambuk skuthi, veti e një skuthi ekselent.

    Reply

Leave a Reply to V.F.L.P Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In