• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Një autostradë e re me vlerë 257 mln euro me paketën “1 miliardë”

by A R
30/12/2017 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i dytë i paketës “One Billion Euro” që do të ndërtohet në vitin 2018-të është autostrada Thumanë- Vorë – Kashar.

Burime zyrtare për televizionin Klan thonë se në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është krijuar një format zyrtar i dosjes së këtij segmenti i cili do të jepet për tu ndërtuar në partneritet me privatin.

Ministria ka ngritur edhe një komision për të vlerësuar ofertat për rrugën, ku formula që do të zbatohet është që investimi të kryhet fillimisht me paratë e kompanisë e më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimit të veprës.

Autostrada do të jetë e gjatë 20 kilometra dhe do të ketë 4 korsi. Në total shpenzimet që ka planifikuar qeveria për këtë rrugë shkojnë 257 milion euro.

Rruga planifikohet të lidhë zonat e banuara në Thumanë, Fushë Krujë, Vorë, Rinas, Aeroport dhe Kashar. Po ashtu do të bëhen edhe rrugë kalimi për lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Fluksi që parashikohet në këtë segment është 12 mijë deri në 15 mijë mjete në ditë.

Projekti Thumanë – Vorë është një nga 6 projektet që qeveria ka shpallur si prioritare dhe ka vendosur t’i japë me koncesion të formës PPP, për tu ndërtuar nga privati e për tu paguar më vonë nga buxheti, duke realizuar veprat pa rritur borxhin publik. Në total parashikohet që 6 segmentet të kushtojnë 1 miliard Euro./a.m.

Next Post
Ngrin ujëvara e Niagarës

Ngrin ujëvara e Niagarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com