• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 2, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Exlibris

Një atentat që qëndron aq shumë në mendje

by
04/05/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Atentati” të duket si titulli i përshtatshëm për një libër policor, por s’është aspak i tillë. Këtë herë flitet për një roman, botuar vite të shkuara nga “Dituria”, prej një shkrimtari holandez që ia vlen të njihet. Quhet Harry Mulisch dhe në vendin e tij ka merituar gjithçka që mund të merret ndër nderimet e letrave holandeze.
Ky është libri i dytë i tij në shqip (në mos gabojmë)dhe megjithë njohjen e madhe që ka pasur në vendin e tij, tek ne pothuaj nuk njihet fare. Fabula e librit është përshtatur edhe për film. I shkruar thjesht me tisin e të shkuarës apo si një rrëfim i të shkuarës, ai mbart një narracion në gjininë e tretë, që do të thotë se autori nuk “ia beson” aq shumë “benjaminit” të tij në vepër.
I ndërtuar në rastin më klasik të mundshëm, romani flet për një histori që nis prej një fëmije që në një natë i vriten sëbashku tre anëtarët e familjes, thjesht prej një atentati të paorganizuar mirë, akt që njerëzit e rezistencës holandeze të Luftës së Dytë Botërore e bëjnë mu para shtëpisë së tij. Viktima është një personazh i njohur i shërbimit të fshehtë, njeri që ka marrë në qafë shumë njerëz të anti-fashizmit në Harlem. Dhe, sikur të mos mjaftojë çfarë ka bërë ky personazh në të gjallë, duket se më shumë do marri me vete me vdekjen e tij. Jeta e Antonit, emri i personazhit kryesor, prej asaj dite do jetë i varur nga ky atentat. Fillimisht merret me të tjerët si i pandehur, kurse më vonë do lirohet sepse Gestapoja në Holandë nuk është si në vendet e tjera. Fëmija do njohë për herë të parë jetën reale dhe në fund të qëndrimit të vet atje, do marrë vesh se është jetim. Nuk do kthehet më në shtëpinë e tij sepse kujtimi i asaj dite do jetë i tmerrshëm përveç një kujtimi si vegim, që lidhet me një nga atentatoret që e ka qëlluar viktimën, aq domethënë për fatin e familjes së vet. Për një ndërthurje rrethanash të rastit, atentatorja, tashmë e  kapur, do kujdeset në pak minuta për të. Njeriu që i ka shkaktuar këtë shqetësim i flet gati për një jetë metafizike. Vite më vonë do marrë vesh se kjo heroinë e natës, të cilës ai i ka ndjerë vetëm erën dhe kurmin por që s’ia ka parë sytë, është shkaktarja e të gjithë katrahurës. Ndërkohë, ata që e kanë shpënë krimin në familjen e tij janë fqinjët, një çift me të cilët ai kalon shumë kohë. Ata e tërheqin viktimën dhe e lënë para shtëpisë së tyre, duke ua bërë gjëmën.
Po pse tamam tek familja e Antonit? Duket një gjë e zakonshme, por këtu është suspansa e romanit. Në dukje është thjesht një mënyrë për t’ua futur, por në fakt s’është fare ashtu. Njëherë që do rikthehet te fqinjët, tashmë  në moshë madhore, do pritet nga dy fqinjë, por s’do marrë vesh sepse ndodhi e gjitha dhe kështu dhe më vonë. Po pse vallë atentati nuk i ndahet nga kujtesa?! Thjesht se i vrau prindërit? Mjeshtëria e autorit është se duke e mbajtur pezull ngjarjen të bën indirekt edhe një panoramë gati universale të një vendi antifashist. Nuk e dëmton fakti se është një libër i botuar vite e vite të shkuara, pasi libri ruan plot 25 përkthime në gjuhë të ndryshme të botës.
Vitet do kalojnë dhe në Holandën e pas Luftës së Dytë Botërore në një rreth intektualësh, ai do të shikojë fytyrën e vërtetë të rezistencës dhe disa nga njerëzit që kontribuuan për lirinë e Holandës. Në njërën prej tyre do të njohë dhe atentatorin tjetër, një burrë guximtar që si brengë të madhe ruan kujtimin e anës tjetër të Natës së personazhit tonë: Atë të kapjes së vajzës që dashuron dhe që s’ka mundur t’i thotë dot në të gjallë se e do shumë. Antoni do të futet virtualisht mes tyre t’u shpjegojë se ata duheshin edhe pse njëri është mbi dhe tjetri poshtë dheut. Në moshë të thyer, ndërsa duket se gjithçka po shkon në një rrjedhë të zakonshme, autori na e risjell shumë profesionalisht, si një nga befasitë e tij më të mëdha, që lidhet me vazhdimin e historisë sonë. Në një tubim të madh kundër armëve bërthamore, ku Antoni gjendet tashmë me fëmijët nga dy martesa të ndryshme, ai takon fqinjën, që me të atin kanë bërë mynxyrën atë natë, teksa e tërhoqën kufomën dhe e vendosën para familjes së tyre. Dhe a e dini sepse? Pasi një shtëpi më andej, ishte një shtëpi që strehonte një familje të re hebrenjsh. Edhe në atë moment “të këqijtë” e kishin bërë një gjë të mirë.
Libri është i shtjelluar shumë mirë, por ngarkesa e së shkuarës është kaq e madhe sa duket hera-herës e pakapërcyer. Megjithatë autori e administron mirë veprën e vet dhe shpesh kthehet me një rrëfim teatror. Nuk e dimë nivelin dhe gjuhën e përkthimit, pasi nuk mund ta shikojmë në origjinal veprën, pra sesa ia ka arritur autorja e përkthimit, por shtjella e subjektit është gati lineare dhe duket se ajo nuk ka punuar keq. A është fati elementi që mbizotëron jetën apo është thjesht rastësia që komandon jetët tona dhe bën ç’të dojë? Pse kufoma e Plegut dhe Harlemi nuk ikin nga mendja e Antonit, apo pse jeta nuk të lë të manovrosh në qerthuj të tjerë?
Struktura e romanit është zgjedhur sipas kanoneve klasike të romanit, ku narracioni i historisë nuk ndahet në disa mega-rrëfime sesa në disa data, që mundësojnë shtjellën e autorit. Kjo është gjetja. Zgjedhja shumë profesionale e “Dituria”-së me Harri Mulisch është për t’u vlerësuar, kurse grafikisht përcjell historikisht prapambetjen tonë dhe që vetë Shtëpia Botuese e ka kaluar tashmë prej kohësh.

 

Next Post

Në vendin e Moza-Lizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Deputeti i “Foltores”, me gjuhë të ashpër ndaj protestuesve para Kuvendit: Hajde ndonjëri këtu, ua tregoj unë! Plehra, na tregoni ju pazaret

Deputeti i “Foltores”, me gjuhë të ashpër ndaj protestuesve para Kuvendit: Hajde ndonjëri këtu, ua tregoj unë! Plehra, na tregoni ju pazaret

October 2, 2023
Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve pranë sheshit “Nënë Tereza”, ja akset që janë pajisur me vijëzime lineare

Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve pranë sheshit “Nënë Tereza”, ja akset që janë pajisur me vijëzime lineare

October 2, 2023
Raporti i DASH: Shqipëria me potencial ekonomik, rriten investimet amerikane, progres me reformën në drejtësi

SHBA: S’e kemi vërtetuar akoma që ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën. S’duket si një grup djemsh që…!

October 2, 2023
U arrestuan për vrasjen e një 54-vjeçari grek, detaji që i ‘tradhtoi’ 4 autorët shqiptarë: Njëri nga të rinjtë u filmua kur hodhi celularin në rrugë dhe…!

U arrestuan për vrasjen e një 54-vjeçari grek, detaji që i ‘tradhtoi’ 4 autorët shqiptarë: Njëri nga të rinjtë u filmua kur hodhi celularin në rrugë dhe…!

October 2, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Rama, “aktivisti”, “patronazhisti”…dhe Berisha

October 2, 2023
Vrasja e Klodianës nga burri, shoqja ndjehet në faj: Duhet ta kishte denoncuar, nuk e binda dot që ta bënte

Vrasja e Klodianës nga burri, shoqja ndjehet në faj: Duhet ta kishte denoncuar, nuk e binda dot që ta bënte

October 2, 2023
“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”/ Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç

Vuçiç: Të gjithë ata që kryen krime në Banjskë do mbajnë përgjegjësi, edhe Radoiçiç

October 2, 2023
Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

Aplikacionet e koduara, Vangjeli: Drejtësia ka një hartë të qartë të lidhjeve të eksponentëve me politikën, policinë dhe median

October 2, 2023
“Të largojmë Ramën…”/ Berisha, apel “600 mijë idealistëve shqiptarë”: Të përgatitemi për protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme

“Të largojmë Ramën…”/ Berisha, apel “600 mijë idealistëve shqiptarë”: Të përgatitemi për protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme

October 2, 2023
“Terroristët të na dorëzohen ne”/ Kurti flet për mediat boshnjake: Beogradi e kuptoi se terroristët skanë shanse me policinë tonë

“Terroristët të na dorëzohen ne”/ Kurti flet për mediat boshnjake: Beogradi e kuptoi se terroristët skanë shanse me policinë tonë

October 2, 2023
Sulmi në Veri/ Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! SHBA e BE të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

Sulmi në Veri/ Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! SHBA e BE të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

October 2, 2023
Ngjarja e rëndë: 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

Ngjarja e rëndë: 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

October 2, 2023
Rrëfimi Grenell për arrestimin e Thaçit, Hajdari: Duhet hetim, janë deklarata rrënqethëse. Arrestimi i Goxhajt…!

“Pozitive që po mbrohen”/ Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari: SPAK është imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë

October 2, 2023
VIDEO/ “Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”, Emina Cunmulaj përcjell mesazhin për çdo vajzë

VIDEO/ “Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”, Emina Cunmulaj përcjell mesazhin për çdo vajzë

October 2, 2023
Kronika e një dite sulmi

Hakmarrja e Mulit, Majko shfaqej si hero, Albanës shpirti ia lypte të bënte me faj Nokën për Kukësin!

October 2, 2023
Gazeta italiane paralajmëron largimin e Sarrit nga Lacio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

Gazeta italiane paralajmëron largimin e Sarrit nga Lacio: Pa Taren mendonte se mund të bëhej si Ferguson

October 2, 2023
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

‘Eksperti’ erotik, ‘Ujku’ i Cërrikut dhe vrasjet për status

October 2, 2023
Emri/ Doli për kafen e mëngjesit, nuk u kthye më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë

Emri/ Doli për kafen e mëngjesit, nuk u kthye më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë

October 2, 2023
Shpërbëhet grupi i vrasësve të Laert Haxhiut: Zbardhen ekzekutimet e atentatet, si zbuloi gjithçka i penduari i drejtësisë

I penduari: Laerti do vetëm të vrasë, kuptova se do më hiqte dhe mua. Kur humbiste besimin bëhej i pamëshirshëm

October 2, 2023
“Duam të kthehet në Shqipëri”/ Gjendet pas 4 muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij

“Duam të kthehet në Shqipëri”/ Gjendet pas 4 muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij

October 2, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com