• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një asteroid merr emrin e një vajzë shqiptare. Njihuni me Pranverën, shkencëtaren e së ardhmes

by Java News
23/11/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se në Gjithësi një asteroid u emërua me emrin e vajzës shqiptare, Pranvera Hyseni, bëri të ndihen krenarë mijëra njerëz. Asteroidi i zbuluar në vitin 2000 nga Katalina Sky Survey u vendos të quhet Pranvera Hysniu nga “Minor Planet Centre”, departament në Universitetin e Harvardit. Rrjetet sociale u pushtuan nga vala e lajmeve të ndryshme për këtë arritje të madhe të studentes 21 vjeçare nga Kosova.

Por kush është në të vërtet Pranvera Hyseni?

Pranvera Hyseni është një vajzë 21 vjeçare e cila ka themeluar dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë “Astronomy Outreach of Kosovo”. Aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave natyrore dhe Matematikës në Universitetin e Prishtinës. Pranvera është lindur në Vushtri dhe prej si fëmijë ajo mahnitej teksa shikonte qiellin gjatë natës. Hëna dhe yjet sa të bukura aq edhe misterioze përveç se e mrekullonin tej-mase i nxisnin edhe një dëshirë të flaktë për të ditur më shumë rreth tyre. Të duash të mësosh më shumë rreth shkencës së Astronomisë në një vend të vogël nuk është aspak e lehtë, problemi bazik është mungesa e literaturës. Kështuqë me ndihmën e Internetit Pranvera mësoi gjuhën angleze. Ky qe edhe hapi i parë për atë që ta zgjerojë diapazonin e njohurive rreth astronomisë duke surfuar në ueb-faqe të ndryshme shkencore botërore.

Në vitin 2011 Pranvera mori si dhuratë teleskopin e saj të parë, ajo përvojën e këndshme duke parë trupat qiellor përmes syrit të teleskopit e ndante edhe me miqtë e saj. Kështu në vitin 2015 ajo themeloi klubin astronomik “Astronomy Outreach of Kosovo”. Vetëm brenda dy vitesh klubi mbodhi më shumë se 100 anëtarë. Klubi me në krye Pranverën ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare në mbarë globin.

Këtë vit klubi përfaqësoi Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Diellit që u mbajt Australi. Pranvera ka vizituar edhe departamentin e shkencave në Cyrih të Zvicrrës madje pa nga afër Shkëmbin Hënor të sjellur nga NASA në Milan të Italisë, ku u pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të Astronomisë.

Me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni, mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASAs në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA Pranvera realizoi një sërë vizitash në institucione kyçe shkencore astronomike.

Në fillim të nëntorit entuziazmi dhe puna e suksesshme e Pranverës u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21 vjeçares. Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë e shqiptare është një krenari e pa përshkueshme që fal saj një trup qiell emër shqiptar të vërtitet në Gjithësi./alsat-m.tv/

a.ç

Next Post
Ushqimet që na ndihmojnë të përballojmë të ftohtin

Ushqimet që na ndihmojnë të përballojmë të ftohtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In