• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një Asamble Parlamentare e NATO-s në Kosovë

by
13/10/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Asamble Parlamentare e NATO-s në Kosovë

Për herë të parë Kosova do të mirëpresë një Asamble Parlamentare të NATO-s. Lajmin e bën të ditur ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko përmes një statusi në “Facebook”.

“Asambleja Parlamentare e NATO-s për herë të parë ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës. Në Prishtinë (në nëntor 2016) do të mbahet Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, shkruan deputeti socialist.

“Kjo u vendos dje në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë, ku mbahet sesioni i radhës. Ne maj të vitit tjetër ky sesion (me rreth 700 pjesëmarrës) do të mbahet në Tiranë”, informon Majko më tej.

Këtë lajm e përshëndeti edhe zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Po në “Facebook” ai shprehet se një takim i këtyre përmasave është në interes të Kosovës, shpreh besimin që NATO-ja ka te qytetarët e Kosovës, institucionet e saj si dhe te popujt e qeveritë e rajonit, për vazhdimin e politikave të çtensionimit dhe përmirësimin e raporteve ndërmjet popujve të rajonit.

“Është përgjegjësi e institucioneve dhe popullit të Kosovës që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta me Perëndimin për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të shtuar masat e sigurisë për Kosovën dhe Rajonin.
Evropianizimi i Ballkanit është kontribut për sigurinë e kontinentit tonë, paqen dhe sigurinë e vendeve të cilat janë të bashkuara për bashkëveprim për liritë e të gjithë njerëzimit”, shkruan Haliti.

Next Post

Iggy Azalea ulet me këmbët në tokë pasi e refuzon Rita Orën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com