• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “armik” i ri shqiptar mes Ankarasë dhe Athinës

by Alfred Peza
07/01/2021 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ata që kërkonin ti mbushnin mendjen vetes se kishin të drejtë në skepticizmin e tyre që Edi Rama nuk mund të bëhej dot një Kryeministër i mirë, para zgjedhjeve të 2013, nxorën si shkak pretendimin se ai nuk e njihte fare politikën e jashtme. E si sebep faktin se Kryetari i ri i Partisë Socialiste, nuk ishte as “mjekrrosh” (si Nano) dhe as “serioz” (si Berisha), por shumë “trendy” për tu marë vërtetë seriozisht nga qendrat më të rëndësishne vendimarrëse dhe liderët rajonalë, europianë e botërorë.

Mu kujtua kjo frazë teksa dëgjoj, shoh e lexoj tani, të gjitha broçkullat e mundshme që mund të nxjerrë goja njerëzore, teksa Edi Rama ndodhet në një tur të jashtëzakonshëm takimesh sa në Ankara e sa në Athinë. Sa në Greqi, e sa në Turqi. Sa duke u pritur me ceremonialin e nivelit më të lartë që priten veç miqtë specialë, e sa duke zhvilluar takime kokë më kokë me homologë dhe politikanë të niveleve ndërkombëtare. E të gjitha këto, duket sikur i organizon e i përballon, me të njëjtën lehtësi e natyrshmëri që bën edhe politikën e brendshme në Shqipëri.

E janë edhe tani pas 7 e kusur vitesh që Edi Rama ka ardhur në pushtet, të njëjtët që e përfolën, e përçmuan dhe e përqeshën për aftësitë e tij diplomatike, që tani e anatemojnë për të kundërtën. Duke parë prapa Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, herë puthadorin e “armiqve”, e herë “tradhëtarin” e Shqipërisë e shqiptarëve. Herë “shërbëtorin” e Erdoganit, e herë të Athinës dhe Beogradit. Herë “frenuesin” e integrimit të Shkupit, herë mikun e Gjukanoviçit, e here shitësin ambulant të interesave shqiptare në Ballkan.

E ta mendosh se kurrë, asnjëherë nuk është thënë e nuk ka për tu thënë asnjë fjalë normale se të mirë jo e jo, as kur mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit nga tërmeti. As kur shkoi në SHBA, për të sjellë përpara shumë e shumë shteteve të tjera në Europë, 500 mijë dozat e para të vaksinës anti covid-19. As kur përfaqësoi Republikën e Shqipërisë përgjatë drejtimit të OSBE. E as kur u takua me udhëheqësit e Ballkanit Perendimor apo të Bashkimit Europian.

Kjo lloj qasje që sa më shumë të kesh sukses, aq më shumë anatemohesh dhe etiketohesh, mund të të ndodhi gjithandej por është shumë herë më e theksuar në terrenin tonë. Sepse me sa duket, është e vërtetë se shqiptarët çdo gjë deri edhe gjakun ta falin, por suksesin kurrën e kurrës. Aq më tepër në politikë. E mbi të gjitha nëse je kundërshtari, hasmi apo armiku politik në mazhorancë, në qeverisje e kështu deri tek Kryeministri i Shqipërisë.

E kjo kulturë reflektohet tek “argumentat” tipike që nxirren në Tiranë, për të paktët që ia dalin gjithmonë ti zhgënjejnë sistematikisht ata që tek suksesi i tjetrit, shohin dritën verbuese për dështimeve të tyre të përjetëshme. Të tilla e kanë shoqëruar karrierën politike të Edi Ramës, që në ditën e parë të rikthimit të tij në Tiranë, kur hyri për herë të parë në zyrën e ministrit të Kulturës. E me sa duket, do ta shoqërojnë përgjithmonë, deri në ditën që do të dali sërisht nga skena e madhe shqiptare!

Në fillim thanë se nuk e bënte dot politikanin, se i kishte çorapet, më të kuqe sesa duhej për një parti të majtë. Më pas se nuk e bënte dot kryetarin e bashkisë, sepse merte vetë sopatën në dorë, për të prerë shtyllën e tenesionit që i kishte zënë rrugën qytetit. Më tutje akoma thanë se nuk e bënte dot kryetarin e Partisë Socialiste, sepse ishte më atipik sesa duhej. E kështu derisa u bë edhe Kryeministër, duke i përmendur veç të tjerash, faktin se nuk njihte politikën e jashtme, diplomacinë apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nëse do ti referohemi një termi që ka dëshirë ta përdori herë pas here edhe vetë, Edi Rama në sytë e tyre nuk dinte të luante shah politik. Madje madje, ai as nuk dinte të pikturonte. As nuk dinte të shkruante. As nuk dinte të fliste në media. As nuk dinte të luante basketboll. As nuk dinte anglisht për të folur me të huajt. As nuk dinte të pinte raki për tu shtruar këmbëkryq me burrat shqiptarë. As nuk dinte që të ngiste makinën, e jo më ta çonte Shqipërinë në destinacion.

Por, shumë shpejt u kuptua se nga një “shahist amator”, u bë shpejt një kampion lokal dhe kombëtar. Për të garuar më pas jo vetëm në nivelet rajonale, por edhe në kompeticionet më të larta ndërkombëtare. Duke e ngritur flamurin shqiptar, herë me atlete të bardha e herë me brekushe të zeza, herë me kostumet më serioze e herë me gravatat më të shndritshme, në lartësitë e një loje diplomatike që nuk ishin parë kurrë më parë.

A i ka bërë të gjitha lëvizjet e gurëve në skakierë, shumë mirë dhe në kohën e duhur? Kjo mbetet për tu parë nga koha dhe për tu vlerësuar nga historia. Ajo që mund të thuhet me sigurinë më të madhe sot, pas turit të fundit të Edi Ramës mes Ankarasë dhe Athinës, është se ai e ka fituar bastin e tij në politikën e jashtme. Ndaj ata që e anatemuan atë edhe përpara 2013, e që po bëjnë edhe tani në 2021, thjeshtë sa po na e konfirmojnë këtë!

Next Post
Situatë alarmante në vend, Brataj: Në 24 orë janë shtruar në spitale 81 pacientë me Covid

Skënder Brataj: Vaksina është e sigurt, por mund të ketë efekte anësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In