• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një arkivol që qahet nga familja e gabuar”. Namik Dokle rikthehet për publikun

by Java News
12/11/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”. “Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat”.

“Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar”. Këto janë vetëm pak nga episodet e romanit “Lulet e skajbotës” që ish-deputeti Socialist, Namik Dokle sjell këtë nëntor për të përshkruar Shqipërinë e tranzicionit të zgjatur, ku emigracioni merr me vete dhe trurin dhe inteligjencën e kombit dhe lë hapësira për promovimin e njerëzve të pamoralshëm e të pa arsimuar.

“Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet,   edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetë-vjeçares.”, tregon  Dokle

Dokle, i cili ka investuar dekada nga jeta e vetë në politikë, thotë se kjo e fundit i ka shkaktuar shumë plagë shoqërisë.

“Një personazh në libër thotë që: po ikin djemtë dhe oborret tona po i zë gjëma e ferrave. Tranzicioni është koha që ndanë njerëzit në fajtorë dhe në vuajtës dhe realisht ka pasur shumë ngjarje që mund të shmangeshin dhe duheshin shmangur pa tjetër që njerëzit e thjeshtë të mos vuanin siç kanë vuajtur. Më shumë i drejtohem këtyre njerëzve dhe nëpërmjet tyre dh institucioneve që bëjnë politika që të mos braktiset vendi! Le të lëvizim lirshëm por të mos braktisim atë çfarë na ka lënë natyra dhe perëndia!  Sot, sipas mendimit tim,  nuk ka të gjithë bashkëvujatës dhe bashkëfatorë, por ka fajtorë dhe vuajtjes dhe vuajtësit janë nga njëra anë dhe fajtorët nga ana tjetër”, tha Dokle

Në roman, Dokle i referohet disa herë me shpotitje dhe ironi Akademisë së Shkencave. Ai mbështet tërësisht qasjen e kryeministrit Rama për një reformë të thellë në këtë institucion.

“Çdo Akademi Shkencash duhet të meritojë emrin që ka dhe një shtet pa akademi nuk mund të jetë shtet që mund të përparojë dhe unë në këtë kontekst jam plotësisht dakord që Akademia duhet të reformohet dhe duhet të merret me çështje të rëndësishme të zhvillimit të shtetit tonë”, deklaron Dokle

Tashmë, jashtë parlamentit, Dokle është i vendosur t’i dedikohet tërësisht letërsisë, për të thënë ato që korridoret e politikës nuk ja kanë lejuar të thoshte.

“Letërisa dhe politika janë shumë xheloze ndaj njëra tjetrës”, shprehet Dokle.

Promovimi i Librit të Dokles do të bëhet në ditën e parë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, të mërkurën në orën 18:00. /b.d

Next Post
Drogë me mushka drejt Malit të Zi

Drogë me mushka drejt Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

December 29, 2025
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

December 29, 2025
Samiti në Londër bën bashkë Ramën dhe Kurtin pas përplasjes për tubimin pro UÇK-së në Tiranë

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

December 29, 2025
U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

December 29, 2025
Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com