• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një argument më shumë për lotsjellësin në Kuvendin e Kosovës

by Java News
05/12/2015 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dilaver Goxhaj*

Mirë Ahmet  Zogu që i dhuroi Vermoshin e Shën Naumin Serbisë dhe si shenjë mirënjohje Serbia e solli në pushtet, në Tiranë, po Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, mos vallë edhe këta Serbia i ka sjellë në pushtet, që i bëjnë Serbisë të njëjtën dhuratë, madje shumë më të majme  se  dikur Ahmet Zogu!

Shohim së fundi se  edhe një lider i opozitës kosovare u deklarua se nuk kanë bërë mirë që kanë përdorur bombulat me spraj lotsjellës në sallën e Parlamentit.  Kështu janë shprehur e shprehen pothuaj edhe shumica e politikanëve, gazetarëve e analistët në Kosovë dhe vijojnë ende të shprehen së bashku  me ambasadorët e huaj. Mirëpo, edhe pse janë bërë shumë shkrime për këtë problem, përfshi dhe unë, nuk i është nxjerrë koka e së vërtetës se pse opozita, e veçanërisht Albin Kurti, e ka nis këtë lloj lufte në atë sallë.

Para se të jap arsyet e mia që justifikojnë atë veprim të opozitës në sallën e Parlamentit, po citoj atë çka pat thënë Fan Noli ynë në  Parlamentin e Shqipërisë , në 24 gusht 1923: “Makiaveli i ndau qeveritë në tri kategori: qeveritarë që kanë mend vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me zgjuarsinë e tyre, këta janë më të mirët; qeveritarë që s’kanë mend vetë po përfitojnë nga zgjuarsia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë të mesmit; qeveritarë, të cilët s’janë të zotë as vetë, as dinë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të humburit. Për fat të keq qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë”.

Dhe është interesante edhe fakti që edhe kabineti qeveritar në Kosovë, i kryesuar nga Isa Mustafa, për fatin e keq, hyn në këtë kategori të tretë. Pse? Sepse jo vetëm që nuk kanë këshilltarë përsëmbari, jo vetëm që nuk e dinë Kushtetutën por edhe nëse e dinë kujtojnë se qëndrojnë mbi Kushtetutën dhe, së treti, nuk duan të dëgjojnë as opozitën, përfaqësuesen e gjysmës së popullit, e cila është këshilltarja më e madhe për çdo qeveri.

Opozita aktuale në Kosovë, e përbërë prej AAK, NISMA dhe Vetëvendosja u lodh duke folur sa herë në Parlament që qeveria të ishte transparente për bisedimet që bënte në Bruksel me Serbinë. Opozita e bënte këtë këmbëngulje me qëllimin e mirë që ta parandalonte ndonjë marrëveshje e cila të ishte e dëmshme për Kosovën, pasi e shihte që qeveria kosovare e ndjente veten inferiore ndaj përfaqësuesve serbë në ato bisedime. Këto i kanë thënë edhe shumë gazeta e agjensi kosovare e të huaja. Mirëpo, qeveria as që e vuri ujët në zjarr dhe bënte si i donte qejfi, duke u sjellë sikur Kosova të jetë pronë e tyre.

Kur Qeveria vendosi të vinte e të sqaronte Parlamentin për ato dy marrëveshje antikombëtare (Zajednicën dhe faljen e tokave Malit të Zi), ajo kërkoi ta vendoste Parlamentin dhe opozitën para faktit të kryer, kështu që Parlamenti vetëm sa të ngrinte kartonin dhe të mbyllej në heshtje  tradhëtia. Dhe këtë e kishin të sigurtë sepse provën e dhanë deputetët e PDK e të LDK, se janë thjesht marioneta të Hashimit e të Isës kur u miratua Gjykata Speciale. Po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese.  Mirëpo, opozita e kuptoi këtë hile të Qeverisë dhe mori masa që Kryeministri të mos mundëte t’ia shtronte Parlamentit për miratim këto dy marrëveshje kobzeza.

Dhe çfarë bëri opozita? Duke e ditur se marionetat deputetë do ta miratonin, ajo i mbushi xhepat me vezë dhe e largoi ga foltoria Kryeministrin, ndërkohë i dërgoi edhe një vezë zevendësit të tij që rrinte i qetë në kolltuk, me bindjen se poi a hedhin opozitës. Mirëpo Qeveria dhe kryesia e Parlamentit nuk hoqën dorë nga kjo taktikë dhe e përsëritën skenarin. Atëherë opozita përdori dhe po përdor gazin lotsjellës me qëllim që të mos zhvillohet ajo senacë pa u anulluar nga Qeveria ato dy marrëveshje. Që do të thotë se opozita i tha Mustafës dhe Thaçit: Dal o bek, se ka hendek!

Por do të shprehet dikush”: E ç’rëndësi ka nëse i miraton Parlamenti, derisa i ka miratuar Qeveria?

 Këtu flen lepuri. Nëse ato dy marrëveshje antikombëtare i miraton Parlamenti i Kosovës, ato marrëveshje mbeten jet e mot në fuqi dhe nuk mundet t’i anulloi çdo parlament i ardhshëm i Kosovës. Dhe për këtë kemi përvojën e hidhur të dy marrëveshjeve të Qeverisë së Ahmet Zogut me Qeverinë e Pashiçit të Ish-Jugosllavisë, në gushtin e vitit 1928, ku qeveria shqiptare pasi nënshkroi dy marrëveshjet me qeverinë jugosllave për dhurimin kësaj të fundit të Shën Naumit dhe disa fshatra të Vermoshit, si shenjë mirënjohjeje që e risollën në pushtet Zogun, e miratuan edhe në Parlament. Dhe sot e gjithë jetën, sa të jenë këta kufij në Ballkan, Shqipëria kurrë nuk ka për t’i marrë ato dhurata të Zogut. Nëse edhe qeveria e Kosovës i miraton në parlamentin e saj këto dy  marrëveshje Kosova nuk mund t’i ndryshoi ato jet e mot. Kësaj i parapriu përdorimi i sprajit lotsjellës nga opozita. Prandaj unë si shqiptar i thjeshtë i jap të drejtë dhe e miratoj edhe përdorimin e  sprajit lotsjellës nga VV, pasi vetëm ai spraj e ka bërë të mundur moszhvillimin e seancës kobëzezë të Parlamentit të Kosovës. Një zhargon popullor thotë: “Kështu i dashka mushka drutë”.

Mirë Zogu i dhuroi ato territore si shenjë mirënjohje për faktin se Serbia e risolli në pushtet, po Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, mos vallë edhe këta Serbia i ka sjellë në pushtet, që i bëjnë Serbisë të njëjtën dhuratë, madje edhe më shumë si dikur Ahmet Zogu?

*Një nga drejtuesit e UÇK-së

Next Post

Vidhnin lekët e bankomateve, mbeten në burg 8 të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In