Një anëtar i ekipit të OSBE-së në rajonin Lougansk, në lindje të Ukrainës është zhdukur dhe dyshohet të jetë marrë peng në Donetsk, bastion i rebelëve prorusë, njoftoi sot Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë.
“Një prej anëtarëve të ekipit tonë lokal në rajonin e Lougansk-it nuk është kthyer nga periudha e pushimit siç ishte planifikuar më 7 qershor. Policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarje. Ai dyshohet të jetë marrë peng në Donetsk”, shkruhet në web faqen zyrtare të misionit të OSBE-së, në Facebook. (javanews / r.a)