• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një aleancë e kateve të larta

by
22/06/2015 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi/

Një banor i Lezhës shprehej sot në një bisedë të lirshme, se një nga arsyet e humbjes së kandidatit të të majtës në zgjedhje Viktor Tusha, mund të ketë qenë edhe fakti se katër vjet më parë, në zgjedhjet lokale të vitit 2011, PS u angazhua me të gjitha forcat që Tusha të mos fitojë në zgjedhje, përballë kandidatit të saj Gjok Jaku. Ishte koha kur LSI ndodhej në koalicion qeverisës me PD. Një kohë që sot duket vite dritë larg, pas fitores së vitit 2013.

Kishte shumë entusiazëm në fushatën e së majtës në këto zgjedhje. Një rrethanë që mund të ketë bërë që të maskohet tinëz, nevoja që PS dhe LSI kanë, për t’u integruar edhe në nivel lokal mes tyre. Marrëveshja e fundit për ndarjen e kandidaturave nuk nxorri në dukje asnjë problem mes Ramës dhe Metës. Të paktën jo publikisht. Por ndoshta mund të mos ketë qenë vetëm aty problemi i ndarjes së tortës së pushtetit vendor dhe i fitores së 21 qershorit. Rezultatet jo të mira që po shfaqen në bashkitë ku kandidojnë figurat të sponsorizuara politikisht nga LSI, në Lezhë, Pogradec e Vorë, dëshmojnë jo vetëm defektet e veçanta dhe gabimet elektorale që mund të ketë bërë secili kandidat, por edhe një dukuri tjetër më të gjerë. E cila ka të bëjë ndoshta me atë idenë e qytetarit lezhjan.

Sot e majta ka, mesa po na thotë vota e 21 qershorit, një aleancë e cila funksionon mirë dhe pa probleme në katet e larta të qeverisjes qëndrore, në bashkëpunimin parlamentar dhe ekzekutiv, por ndoshta jo ashtu si duhet, në nivelin e bazës së majtë, në terren. Me shumë gjasë socialistët e Lezhës dhe Shëngjinit nuk e kanë harruar ende si të tillë, rivalin e para katër viteve Viktor Tusha dhe kjo mund të ketë sjellë një zbaticë votash në favorin e tij ditën e diel.

Megjithatë, kjo analizë qëndron e paplotë, pa u shqyrtuar me kujdes edhe vota popullore, ajo që hidhet për këshillat bashkiake dhe që mban siglat e partive. Sipas informacioneve të fundit, LSI ka marrë një numër të lartë votash popullore në disa qarqe kryesore, çka bën që humbja e mandateve të kryebashkiakëve të mos ngjajë si një disfatë elektorale. Por si një sinjal serioz që duhet analizuar me logjikë të ftohtë në javët që vijnë.

Next Post

Tension në Dibër, ndërpritetprocesi i numërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

July 1, 2026

Prej protestave mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme

July 1, 2026
Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

July 1, 2026
Sherr mes dy personave në Kombinat, njëri qëllon me armë

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

July 1, 2026
Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

July 1, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpërblimi i pensionistëve/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

July 1, 2026
Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

July 1, 2026
Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

July 1, 2026
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

July 1, 2026

Dy vjet pa Ismail Kadarenë, dy vjet harresë!

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In