• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një akuzë absurde kundër Edi Ramës

by Enver Robelli
20/11/2019 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Akuza se Edi Rama QËLLIMISHT e ka postuar një hartë të rajonit me Kosovën brenda Serbisë duket e fryrë dhe më shumë hamendje. Po thuhet se Rama këtë e paskësh bërë për t’i provokuar shqiptarët e Kosovës – duke aluduar se ende janë «pjesë e Serbisë». Kjo është jo më shumë se akuzë fluturuese. E pabazë. E padrejtë. Absurde. Sikur të zemërohej mileti ynë digjital aq egërsisht për disa harta të tjera, ku Kosova nuk ekziston fare, sikur të mllefosej për shumë shërbime në internet, ku Kosova nuk figuron fare, sikur të shtrëngonte grushtin ndaj atyre politikanëve që Kosovën nuk po arrijnë ta fusin as në Interpol – punët do të ishin më mirë.

Edi Rama ka bërë jo pak gabime ndaj Kosovës, por nuk është në interesin e asnjë shqiptari që Kosova të bëhet pjesë e lojërave të ndyra politike në Shqipëri dhe kryeministri i Shqipërisë të portretohet me të njëjtat ngjyra siç portretohen politikanë serbë të tipit të Vuçicit, Daçicit etj. Akuzat paushalle, britmat «tradhtar, tradhtar» mund të kenë efekt argëtues dhe polarizues, jo më shumë. Dhe dëmi, përkundër argëtimit, nuk do të jetë i vogël.

Pak histori: në vitin 1994 Sali Berisha i pati instrumentalizuar Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin në fushatën e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Berisha dëshironte të bëhej njëfarë autokrati me letra. Rugova e kuptoi sherrin dhe praktikisht i shkëputi raportet me Berishën. Më vonë edhe Demaçi, ndonëse ky lejoi që më 1996/97 të përdoret nga Berisha për të shtyrë popullin e Kosovës të mbështesë demonstratat e opozitës serbe kundër Sllobodan Millosheviqit.

Nuk ishin ato demonstrata për rrëzimin e Millosheviqit, por vetëm për korrigjimin e rezultateve të manipuluara të zgjedhjeve lokale. Çfarë pune kishte Kosova me to? Asnjë. Berishës i konvenonin demonstratat në Kosovë, sepse shpresonte se kështu do të neutralizohej tërbimi i shqiptarëve pas humbjes së parave në skemat piramidale. Rugova atëbotë e refuzoi ashpër këtë nismë të Berishës.

Kur shteti shqiptar nisi të shembej, kur padron i jugut të Shqipërisë u bë Zani Çaushi dhe çaushë të tjerë, kur vendi gjendej para luftës civile, kur njerëz të papërgjegjshëm i frynin konfliktit mes veriut dhe jugut, te një pjesë e opinionit në Shqipëri kishte një paragjykim – mendohej se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si parti kryesore në Kosovë dhe me lidhje të hershme me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) do të dilte në krah të Berishës. Jo, Rugova lëshoi vetëm një deklaratë largpamëse duke shprehur shqetësimin e thellë mbi shembjen e Shqipërisë dhe duke kërkuar gjakftohësi dhe përgjegjësi në një moment të rëndësishëm historik, kur në Kosovë situata ishte para shpërthimit.

Siç nuk pranoi Rugova të bëhet pjesë e lojërave politike në Tiranë, ashtu edhe protagonistë nga Kosova (qofshin këta nga bota politike apo mediale) nuk është mirë të bëhen palë ndërluftuese të njërës parti kundër tjetrës në Tiranë.

Për këtë shamatë lidhur me «hartën e Edi Ramës», kryeministri shqiptar nuk është krejtësisht i pafajshëm. Deklaratat e tij polarizuese lidhur me temën e ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe retorika boshe patriotike e kanë dëmtuar rëndë imazhin e tij në Kosovë. Ka mundur të mësojë diçka nga sjellja e Rugovës ndaj Shqipërisë në vitet ’90. Do ta kishte më lehtë sot. Dhe do ta shikonte hartën dy herë para se ta postonte në rrjetet sociale.

Next Post
Berisha i përpiktë në orar, Meta pret në zyrë “pikën e tij të dobët”

Berisha i përpiktë në orar, Meta pret në zyrë “pikën e tij të dobët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com