• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një aferë e re përgjimesh amerikano-gjermane

by
05/05/2015 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel nën presion: BND-ja gjermane e ka ndihmuar shërbimin sekret amerikan NSA për përgjimin e kompanive dhe të politikanëve evropianë.

Në lidhje me aferën e përgjimeve dhe të spiunazhit të shërbimit sekret gjerman BND për shërbimin sekret amerikan NSA kancelarja Angela Merkel është e gatshme të dëshmojë para komisionit hetimor për NSA-në. “Në qoftë se parlamenti dhe komisioni hetimor e ftojnë kancelaren, atëherë ajo do të shkojë patjetër atje,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.

Në komentin e saj të parë publik mbi çështjen e shërbimeve të fshehta Merkeli i mori ato në mbrojtje. Qeveria federale do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur autoritetet për ruajtjen e sigurisë publike. Për këtë ato duhet të bashkëpunojnë edhe me agjencitë e tjera të shërbimeve sekrete – veçanërisht me NSA-në.

Udhëheqësi i Partisë e Majta Gregor Gysi bëri thirrje që kancelarja Merkel të dëshmojë në komision nën betim. Deputeti i Partisë së Gjelbër Hans-Kristian Strëbele tha në kanalin n-tv, se personat përgjegjës të Bundestagut për kontrollin e shërbimit sekret nuk dinë shumë më tepër se sa publiku. “Ne kemi nevojë për sqarime, sidomos nga kancelarja gjermane, ajo duhet të dëshmojë para komisionit hetimor.”

Ndihmë shumëvjeçare

Rreth një javë më parë u bënë të njohura akuzat, sipas së cilave BND-ja gjermane e ka ndihmuar shërbimin sekret amerikan NSA për rreth 11 vjet për përgjimin e kompanive dhe të politikanëve evropianë si dhe për partnerët evropianë. I pyetur se që kur kancelarja është në dijeni të shkeljeve kufitare të shërbimeve, zëdhënësi Seibert tha në deklaratën e tij se kancelaria ka disa javë që është në kontakt me BND-në. “Qeveria federale e ka informuar Parlamentin në parim sipas të dhënave që ka.”

Ministri federal i Ekonomisë Sigmar Gabriel deklaroi ndërkohë, se nuk pret që BND të ketë spiunuar në emër të NSA në shkallë të gjerë sipërmarrjet në Evropë. Merkel e kishte siguruar atë dy herë se nuk ka dëshmi për spiunazh industrial përpos “rastit të njohur për EADS-im”, tha kryetari i SPD-së në Berlin.

Ai beson se ky do të jetë edhe rezultati i hetimeve të komisioneve parlamentare. “Unë nuk kam asnjë arsye për të dyshuar se kancelarja u është përgjigjur pyetjeve saktë të mia,” tha ai. Lideri i SPD-së shtoi megjithatë: “Nëse me të vërtetë BND-ja do të ketë kontribuar për spiunazhit industrial, përtej rastit të njohur të EADS-së, kjo do të jetë një barrë e rëndë për besimin e ekonomisë gjermane tek veprimtaria e shtetit”

Gabriel kërkoi zbulimin e të gjitha të fjalëve kyçe përmes të cilave BND-ja ka krehur të dhënat e komunkimit botëror me porosi të NSA-së, se kjo është e nevojshme për punën e komisioneve hetimore.

Sipas raporteve të mediave BND-ja ka përgjura për shumë vite me ndihmën e fjalëve kyçe të propozuara nga NSA-ja të dhënat e komunikimit të sipërmarrjeve dhe koncerneve të ndryshme. Ndër të tjera edhe të paraardhësit të Airbusit, ish-koncernit EADS. Airbusi ka njoftuar se do të ngrejë padi për spiunazh kundër personave të panjohur.

Marrë nga Deutsche Welle

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

PS-LSI-PD publikojnë kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In