• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një 1996 “e bardhë”

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Zakonisht epiteti “i bardhë”,  kur flitet për fenomenet që përfshijnë shtetin dhe institucionet, ka kuptimin “pa dhunë, pa armë”. Thuhet për shembull “një grusht shteti i bardhë” (të tillë kanë nisur ta quajnë p.sh hetimin e Llallës për krerët e rendit, disa nga të majtët e sotëm).

Ajo që po ndodh këto orë me reformën në drejtësi, të kujton, në të tjera terma dhe rrethana, një verë të nxehtë e të largët të vitit 1996, kur presidenti i asaj kohe Sali Berisha i mbyllte derën nënsekretarit amerikan të shtetit Timoti Uorth. Vetëm se në ndryshim nga ajo kohë, kur opozita rrihej në mes të Tiranës dhe kur një vit më pas, në 1997, Shqipëria hynte në kaos total, sot kemi një “1996 të bardhë”. Pra pa tanke në bulevard. Por me një shkallë të ngjashme armiqësie mes PD dhe amerikanëve.

Në verën e atij 1996, fillonte kriza mes presidentit Berisha dhe SHBA, për shkak të kritikave të forta të Uashingtonit për zgjedhjet e 26 majit. Të cilat kanë hyrë në histori si zgjedhjet më të kontestuara të pluralizmit shqiptar.

Historia përsëritet në forma të ndryshme, ama përsëritet. Në këto orë ambasada amerikane ka shpërndarë një njoftim shtypi ku sqaron e zeza në të bardhë, se cilën palë politike konsideron si shkaktaren e kolapsit ku ka hyrë reforma më e sponsorizuar prej SHBA dhe europianëve në 25 vite demokraci në vendin tonë – reforma në drejtësi. Deklarata amerikane, ashtu si edhe ajo e Bashkimit Europian, përmbajnë tre elemente, të cilat hedhin të gjitha dritë mbi atë që është pozicioni zyrtar i Perëndimit në raport me reformën, në orët delikate kur drafti duhet të marrë rrugën drejt sallës së votimit.

Elementi i parë ka të bëjë me atë që amerikanët e konsiderojnë si “fleksibiliteti i qeverisë”. Një përcaktim që duket se e drejton vëmendjen tek fakti që maxhoranca erdhi në pozitën e pranimit të votimit me dy të tretat e kandidaturave të sistemit të drejtësisë. Një ndryshim drastik ky, krahasuar me zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të të gjithë krerëve të drejtësisë shqiptare në këto 25 vjet.

Elementi i dytë i deklaratës flet për rolin e munguar të opozitës në proces. Sepse mesa duket, për SHBA dhe BE është e pakuptueshme që njëra palë të pranojë votimin me një shumicë e cila nuk i akordohet as zgjedhjes së kreut të shtetit, ndërkohë që pala tjetër të përmbysë tryezën e negociatave. Dalja hapur kundër opozitës e qeverisë amerikane, shënon në fakt marrjen e një vendimi të qartë në Uashington, në lidhje me korsinë ku duhet të ecë reforma në drejtësi. E cila për amerikanët është një gur i palëvizshëm themeli, në rrugën e Shqipërisë drejt normalitetit.

Elementi i tretë është ndoshta edhe më delikati. Ambasada amerikane i kërkon deputetëve të parlamentit shqiptar (nënkupto parlamentarëve të opozitës, në rastin konkret), që të gjykojnë individualisht në votimin e draftit aktual. Që do të thotë, as më shumë as më pak, por një thirrje publike për të shpërfillur qëndrimin zyrtar të PD në momentin e votimit.

Ky zhvillim përbën një etapë të re të procesit të votimit të reformës në drejtësi. Me këtë dalje publike të ndërkombëtarëve, të gjitha opsionet janë të hapura. Megjithëse reagimi i PD, duke publikuar komunikimin konfidencial me ndërkombëtarët, mund ta ngurtësojë Bashën dhe Berishën në pozicionin e tyre mohues ndaj draftit të reformës. Gjithsesi, ka ende kohë që të ketë një ndërmjetësim të ri dhe një zgjidhje të dakordësuar. Sepse përtej krahasimit simbolik me vitin e largët 1996, sot gjithçka ka ndryshuar në këtë vend. Për mirë, natyrisht.

Next Post

VIDEO/ Skandal, ndotje masive e detit në Vlorë nga një anije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In