• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Niveli i ndotjes së ajrit dhe të zhurmës, Veliaj: Ka përmirësim, të verifikohet cilësia e karburantit

by Java News
21/07/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se krahasuar me vitet 2014 dhe 2015, niveli i ndotjes në Tiranë për vitin 2016 ka shënuar ulje. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në ato zona ku niveli i ndotjes së ajrit është më I lartë, shkak është numri i lartë i automjeteve, cilësia e tyre, por dhe karburanti që përdorin. “Lajmi i mirë është se kemi një përmirësim nga viti 2014, 2015, për vitin 2016. Viti 2016 në disa nga pikat kryesore që kanë qenë historikisht problematike të Tiranës, siç është “21 Dhjetori”, qendra e Tiranës, ka përmirësim. Imagjinoni, si do jetë raporti i vitit 2017, kur ne tani kemi gjithë qendrën pedonale! Raporti na tregon që në vendet ku ne kemi reduktuar lëvizjen me makina, ajri është përmirësuar. Nëse ne përdorim makinë, aq sa po e përdorim, në këtë qytet, sigurisht që do të çojë në më shumë sëmundshmëri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se njësitë vendore duhet të marrin më shumë kompetenca për të ulur ndotjen e ajrit dhe zhurmat në kryeqytet. “Ne duhet të shohim menjëherë çështjen e cilësisë së karburantit që përdoret në Tiranë. Cilësia e naftës në Shqipëri, si një pjesë e madhe e ndotjes, vjen nga makina shumë të vjetra të cilat nuk djegin mirë karburantin. Këtu bëhet fjalë për ndotje të cilat i kemi në dorë t’i reduktojmë, ose me ligje më të forta të cilët stabilizojnë mënyrën se si digjet karburanti dhe çfarë karburanti përdoret në Shqipëri, ose me një kulturë që ndryshon gjithnjë e më shumë dhe duhet të mbajmë këtë trend”, theksoi ai.

Kryetari I Bashkisë nënvizoi se raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit duhet të jetë një zile alarmi që kjo kompetencë t’u kalojë njësive vendore. “Është i njëjti Inspektoriat Mjedisi i cili jep gjithashtu edhe lejet për ricikluesit që mbledhin në çdo kazan, që jep edhe lejet dhe licencat për ata që ndotin nga çdo zgarë. Këto duhet të jenë kompetenca të bashkisë. Nuk ka asnjë punë qeveria qendrore që të vijojë në nivel qendror kombëtar të monitorojë qoften e lagjes për tymin që nxjerr. Ka ardhur koha që këto kompetenca t’i kalojnë bashkisë që pastaj edhe bashkia të mbajë përgjegjësinë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Një tjetër çështje ku u ndal Veliaj është dhe ndotja akustike për të cilën kërkoi më shumë kompetenca në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më rigoroze ndaj të gjithë shkaktarëve. “Ne i kemi kërkuar qeverisë shqiptare që disa nga këto kompetenca ka ardhur koha t’ua kalojmë bashkive. Është shumë e vështirë që një qytetar të kuptojë, që kryetari i Bashkisë nuk e ka në dorë uljen e zhurmës së një lokali sepse e ka Inspektoriati i Mjedisit që është në varësi të Ministrisë. Një ministri, me gjithë respektin nuk mund të mbikëqyrë lokalet nga Tropoja deri në Sarandë dhe në Tiranë po ashtu. Kjo është një kompetencë që duhet t’i kalojë qartazi pushtetit vendor”, deklaroi Veliaj, ndërsa kërkoi dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të ulur zhurmat.

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In