• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Niveli i listave të mbyllura PS dhe PD, si qesëndia e Saramagos

by Ben Andoni
29/03/2025 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Listat e mbyllura të PS-së dhe PD-së, dy partive tona të mëdha në qarqet kryesore, ka treguar realisht fizionominë e grupeve politike që mëtojnë ose duan t’i afrohen pushtetit. Do të punojnë më të ndjekurit dhe më punëtorët në Listat e Hapura, do të vegjetojnë ata në Listat e Mbyllura, militantët do duhet të robtohen për votat e formacioneve, kryetarët do të mbledhin frytet, duke ngritur kultin e tyre (Me fjalimet patetike). Nobelisti Jose Saramago, shkrimtari i njohur i “Verbërisë” e cilësonte jo shumë ndryshe por në një aspekt piramidal në karakterin social një kuadër gati të tillë: “Shpërndarja e detyrave midis punonjësve të ndryshëm ndjek një rregull të thjeshtë që është se: detyra e anëtarëve të secilës kategori është e detyruar të bëjë sa më shumë punë të jetë e mundur, në mënyrë që vetëm një pjesë e vogël e asaj pune të kalojë në kategorinë e mëlartme. Kjo do të thotë se nëpunësit e thjeshtë (lexo: punëtorët-militantët) janë të detyruar të punojnë pa pushim nga mëngjesi deri në mbrëmje, ndërsa nëpunësit (shefat e vegjël) e bëjnë këtë herë pas here, ata që vinë sipër tyre, por që janë poshtë shefit (të dërguarit e kryetarëve: Shefat e Qarqeve) shumë rrallë, kurse Ofiqari (Kryetarët) pothuajse kurrë”. Listës i mungon vetëm paradoksi sepse kryetarët dalin në terren dhe flasin sikur të mos jenë përballë shqiptarëve që i kanë nanuritur 4 vite me radhë.

Më 12 Maj do të shikojmë pas përfundimit të votimeve të gjithë këtë konfigurim të listave, por edhe pasojat e shumta të pakënaqësive që tashmë u nxorrën nga disa personazhe të partive për listimin e tyre, por që me certifikimin e zgjedhjeve do të jenë me gjasa shumë më tepër. E para sepse një pjesë di vetëm të bëjë një punë që shpesh ka treguar se nuk është punë, pasi thjesht në parlament janë kartona-ngritës, kurse e dyta lidhet me humbjen e përfitimeve që përkthehet edhe në mungesë pushteti për njerëzit e parlamentit. Dhe, shëmbëllimi i deputetëve tanë me strukturën e Saramagos mbetet, pasi politika e sotme nuk kuptohet si punë, por si mënyrë për të punuar sa më pak që të jetë e mundur, duke maksimalizuar përfitimet. Pasojat dihet dhe i shikojmë në indikacionet social-ekonomike të vendit dhe shqiptarëve të thjeshtë. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
LIVE/ Rama mesazh emigrantëve nga Kreta: Mos prisni 10-15 vite për dokumentet greke, më 11 maj votoni për pasaportën e BE!

LIVE/ Rama mesazh emigrantëve nga Kreta: Mos prisni 10-15 vite për dokumentet greke, më 11 maj votoni për pasaportën e BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com