• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nivel rekord, rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë 3.4 miliardë euro

by Java News
06/05/2019 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezervat valutore të vendit, që mbahen nga Banka e Shqipërisë kryesisht në euro, dollarë e shumë pak në ar, arritën në fund të vitit 2018 në një nivel rekord prej 3.4 miliardë eurosh. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në raport me një vit më parë, këto rezerva janë rritur ndjeshëm me 13.4%, ose 403 milionë euro më shumë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të pazakonta në treg për të frenuar zhvlerësimin e euros. Një vit më parë, rritja e rezervave ishte minimale me vetëm 1.7% edhe për shkak të zhvlerësimit të valutave.

Këto rezerva janë të mjaftueshme që në rast të një krize të paparashikueshme, të arrijnë të mbulojnë 7 muaj importe. Ndonëse në vlerë absolute rezervat kanë arritur nivelin më të lartë, në muaj importe rekordi ishte në 2015-n, kur rezervat prej 2.88 miliardë eurosh ishin të mjaftueshme për të siguruar 7.6 muaj importe. Zhvlerësimi i valutave tre vitet e fundit ka ndikuar në rënien e “fuqisë blerëse” të llogaritur si muaj importe.

Në kuadrin e marrëveshjeve të FMN-së që ka pasur Shqipëria, akumulimi i rezervave valutore është përcaktuar në programin monetar si një nivel dysheme i mjaftueshëm për të mbuluar 4 muaj importe, nivel ky që në vite pothuajse është dyfishuar. Sa më të larta rezervat, aq më e mbrojtur është ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të papritura të jashtme.

Blerjet e valutës tej parashikimeve në 2018-n

Çdo vit Banka e Shqipërisë planifikon të blejë valutë në treg me synim rritjen e rezervave të saj valutore, përmes një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit për një shumë që luhatet në rreth 100-130 milionë euro. Në 2018-n, blerjet ishin shumë më të larta se parashikimet e fillim vitit, teksa në qershor, institucioni monetar qendror nisi një seri ndërhyrjesh të pazakonta në treg për të frenuar zhvlerësimin e euros, që arriti në nivelin më të ulët të 10 viteve, në rreth 124 lekë.

Sipas të dhënave për ndërhyrjet në tregun valutor, Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej një sasi rekord prej 463 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në vitin 2018, ku pjesa më e madhe e kësaj ndërhyrjeje ishte për të frenuar rënien e euros, amortizuar efektet e konvertimit të kapitalit të bankave dhe një kredie të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe më pak për të rritur rezervat e saj valutore.

Ndërhyrjet kanë qenë të forta në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndërsa në të parin dhe të katërtin, banka ka ndërhyrë në treg vetëm në funksion të rritjes së rezervës valutore.

Për rritjen e rezervës valutore, Banka ka blerë gjithsej në 2018-n rreth 124 milionë euro, sipas një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit.

Banka bleu në total edhe 223 milionë euro për shmangien e çrregullimeve në tregun e brendshëm valutor. Përveç këtyre ndërhyrjeve, gjatë muajit qershor, Banka e Shqipërisë, në marrëveshjet e këmbimit, ka blerë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) 116.22 milionë euro, në kuadër të konvertimit të një kredie për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. MONITOR

/a.meta

Next Post
Biznesi që ka bërë bashkë shqiptarë e serbë

Biznesi që ka bërë bashkë shqiptarë e serbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In