• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

by A. Q
22/08/2026 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë Demokratike doli sot në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve dhe bëri komente për situatën politike dhe të aktualitetit në Shqipëri, nga situata e rendit, deri tek ajo e zjarreve.

Ai akuzoi qeverinë për nivelin e krimit në vend, përfshi ngjarjen e fundit në Ksamil ku u vra turisti portugez, por edhe për zjarret në Shqipëri, pasi pas tyre dyshohet se qëndron projekti për “Paketën e Maleve”.

Duke u përgjigjur ai nënvizoi se “ku ka zë, nuk është pa gjë”.

“Fatkeqësisht Shqipëria dominohet nga krimi. Kjo është organizatë kriminale dhe jo qeveri. Aty ku ka zë nuk është pa gjë thotë populli”, deklaroi ai.

Kurse për ambasadorin e ri të SHBA-ve, Berisha tha se kishte mendim pozitiv, kurse për vizitën e pritshme të tij në SHBA, shpjegoi se do ndodhte me rastin e ndonjë konference ndërkombëtare.

“Kam mendim shumë pozitiv për ambasadorin e SHBA nga ajo që kam dëgjuar, është njeri me eksperiencë të gjerë. Kurse për vizitën time në SHBA, siç kam thënë edhe më parë, do të shkojë në SHBA me rastin e ndonjë konference dhe kjo do ndodhë”, u përgjigj ai ndaj pyetjeve të ndjekësve.

Por fokusi i tij kryesor u përqendrua te pyetja për Shtetin Bektashi. Berisha u shpreh kundër dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama.

“PD ka reaguar fuqimisht. Kam qenë në arrest shtëpie kur kam reaguar fuqimisht për këtë çështje, që nga janari 2024, e të njëjtin reagim të fortë PD ka bërë edhe më 2025. Në bindjen tim të thellë ky është një akt në radhë të parë kundër Bektashizmit shqiptar, që ka qenë dhe është shtyllë e vërtetë e atdhetarisë. Ata ishin themeluesit e doktrinës së shqiptarisë, ishin rezistentët e pamposhtur ndaj ndryshimeve të diktaturës. Dhanë gjakun e tyre dhe kontributin e tyre për shtet sovran. Kanë frymëzuar integritetin kombëtar”, tha ai.

Dhe më tej shprehu dyshimet për këtë nismë:

“Kjo është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me natyrën laike të shtetit shqiptar që nga themelimi e sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend, ku tolerance fetare është gjëja më madhështore e këtij populli. Kërkon që të njohë edhe monedhën BEK që Rama të lajë miliardat e tij, në atë të ashtuquajtur Vatikani i dytë. Rama kërkon një shtet personal për paratë dhe pasaportat diplomatike, PD ka qenë dhe është kundër kësaj nisme antikushtetuese, antikombëtare dhe antishqiptare”.

Next Post
“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com