• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma për universitetet/ Rama në Pulja: Studentët s’do largohen nga Shqipëria. Bashkëpunim për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

by Java News
04/09/2021 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulja të Italisë, ku ka nënshkruar nismën e përbashkët për universitetet. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puljas, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku do të merret përvoja e universiteteve të tyre. Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve përveç bashkëpunimit mes universiteteve, janë edhe ato të shëndetësisë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë.

“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne.

Duhet të themi që kemi një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe asasjelltas. Kjo gjë do të thotë se në njëfarë mënyrë duhet ta marrim për shembull sepse do të thotë se këta sipërmarrës janë më të shpejtë. Dua t’ju falënderoj, me siguri kjo është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne. Na duhet të nxjerrim prej saj avantazhin më të madh të mundshëm. Duke e filluar me universitetet do të kemi shtysa të mira.

Sa i takon shëndetësisë jem i në një rrugë që ka filluar dhe që mbart në vetvete mundëis të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane. Po të shikosh hartat e zjarreve kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar. Por njëherësh kjo pjesë përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme,” deklaroi Rama.

Kryeministri dha më tej pas konferencës më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe dispobiniliteti e rektorëve të këtij rajoni. Ne folën sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte. Po punojmë edhe për temën e zjarreve. Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Meqenëse shumë shpejt nga ana tjetër e dertit do të kemi një aeroport siç është ai i Vlorës. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është ndjenja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë,” deklaroi Rama.

g.kosovari

Next Post
‘Rama, një nga liderët më të rëndësishëm në Europë’/ Presidenti i Rajonit të Puglia-s: Duhet të dëshmojmë me fakte miqësinë tonë

'Rama, një nga liderët më të rëndësishëm në Europë'/ Presidenti i Rajonit të Puglia-s: Duhet të dëshmojmë me fakte miqësinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In