• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nisma për shfuqizimin e Speciales, Haradinaj: Vjen nga Kuvendi, jo Qeveria

by Java News
23/01/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës, mund të japë mendimin apo edhe të hesht fare në lidhje me nismën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit të hënën mori vendim që kërkesën e deputetëve t’ia dërgojë qeverisë për të dhënë mendimin përfundimtar.

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj tha se Qeveria në momentin kur do të vijë ligji, do të kryejë detyrat dhe obligimet e saj karshi kësaj çështjeje.

“Procedurat në qeveri janë kështu, kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim, disa ministri japin mendimin e vetë dhe bazuar në atë mendim, qeveria ia kalon mendimin Kuvendit. Me këtë rast vendimi i qeverisë nuk është shumë i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Kuvendi”.

“Kuvendi e ka në pronësi ketë mocion, sepse buron nga Parlamenti. Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat që parashikohen më këtë rast”, tha Haradinaj gjatë një vizite që i bëri Komunës së Ferizajt.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, “një projektligj i propozuar nga presidenti, deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar, zgjedhësit, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i dërgohet qeverisë, për mendim”.

Në Rregulloren e punës theksohet po ashtu se “Qeveria duhet ta paraqesë mendimin e vetë me shkrim në afat prej një muaji nga dita e pranimit të projektligjit. Aty po ashtu saktësohet se “pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet në Kuvend për shqyrtim”.

Këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, nuk ka dashur të flasë për atë se për sa kohë qeveria do të mund të japë një mendim lidhur me ligjin në fjalë, apo edhe nuk do të japë.
“Nuk paragjykojmë asgjë”, tha shkurt Matoshi.

Ndërkaq, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve në Kuvend tha për Radion Evropa e Lirë se në këso raste, qeveria mund të mos deklarohet fare apo ta bëjë këtë shumë më herët sesa afati prej një muaji.

“Mundet që nga nesër, të mos prese 30 ditëshin ta japë mendimin e saj, për shkak se ky është një ligj shumë i shkurtë, ku kërkohet shfuqizimi i Ligji për Dhomat e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por me aq mjafton. Pra, nuk është një lëndë e cila duhet të kërkojë një analizë më të thellë”, tha Krasniqi.

Ai beson se nisma e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen është aktive dhe mund të miratohet në çdo kohë.

“Pra nuk është një lojë e hedhjes së përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin. Përgjegjësia është e qartë, deputetët të cilët kanë nënshkruar ketë iniciativë ligjore, janë ata të cilët qëndrojnë prapa, por edhe liderët e partive të tyre, ku pa aprovimin e tyre këta nuk do të mund të merrnin një iniciativë të tillë. Pra, edhe liderët e partive politike qëndrojnë prapa kësaj iniciative”, u shpreh Krasniqi.

Nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është nënshkruar nga 43 deputetë, të cilët u përkasin tri partive politike, përkatësisht, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

E vetmja mënyrë për tu ndalur shfuqizimi i kësaj gjykate janë votat e deputetëve të Vetëvendosjes, thekson Albert Krasniqi, marrë parasysh se deputetët e Lidhjes Demokratike tashëm janë deklaruar se nuk e mbështesin këtë nismë. Njësoj, besohet se do të veprojnë edhe ata të Listës Serbe.

Kërkesa i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit, për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shfuqizohej Ligji për Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale).

E njëjta kërkesë, kishte nxitur reagime të ashpra të vendeve të Kuintit, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Horoskopi ditor, e mërkurë 24 janar 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

June 30, 2026
Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo  për opozitën, por për qytetarët

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

June 30, 2026
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In