• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma ligjore e PS për ‘Dosjet’, Balla: Kemi të dhëna të reja shtesë për spiunin Ilir Meta

by A R
22/08/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Tualant Balla në një konferencë për shtyp konfirmoi se socialistët kanë hartuar një paketë ligjore, nisur nga propozimi i Autoritetit të Dosjeve.

I cilësuar si ligj kundër Ilir Metës, pasi ky i fundit u përfol se ishte politikani me inicialet I.M që rezulton në dosjet e sigurimit, Balla tha se bëhet fjalë për një paketë e cila ka ardhur pas kërkesës të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve për rastin në fjalë.

Sipas Ballës, personat që rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit do t’u pamundësohet hyrja në Kuvendin e Shqipërisë.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje të gjithë nismave, bëhet fjalë për një paketë. Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga autoriteti i Dosjeve është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjera është në Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozim e ardhur dhe për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri dhe autoriteti ka arritur në konkluzionin se mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë dhe për verifikimin e mëtejshëm ka pengesa që lidhen me ligjin aktual.

Në këto 30vite ka pasur edhe raste të tjera që kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë dhe janë ngritur në hierarkinë më të lartë shtetërore.

Natyrshëm që bazuar edhe në eksperienca të tjera dy propozime të tjera duhen bashkëpunuar edhe me elementë të tjerë. Ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe në këtë kontekst juristët e grupit tonë kanë punuar gjatë muajit gusht për të konkluduar edhe në disa shtesa në këtë ligj. Drafti përfundimtar nuk është gati. Me qëllim që personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimi e ngjitjes së tyre në karrierë. Dhe të pamundësohet kandidimi i tyre për anëtarë të Kuvendit”, deklaroi Balla.

I pyetur nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi nëse nisma e PS do të përfshijë edhe të shpallurit non grata, Balla tha se ky është një vendim që i takon drejtësisë dhe i bëri edhe njëherë thirrje SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën.  Ai shtoi se Berisha ka qenë sekretar i Partisë se Punës.

“Ky është një draft pune. Për çështje  e non gratës. Është një vendim që është marrë nga SHBA dhe se fundmi nga Britania. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura, mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin e Britanisë janë bërë publike edhe elementë korruptivë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Nuk mund të adresohet në këtë paketë. Unë vazhdoj të mendoj se Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës dhe mendoj se në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si sekretar partie. një sekretar partie, që ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin”, u shpreh Balla.

/a.r

Next Post
“30 mijë lekë për çdo hektarë grurë”/ Rama thirrje fermerëve: Aplikoni te e-Albania nga data…

“30 mijë lekë për çdo hektarë grurë”/ Rama thirrje fermerëve: Aplikoni te e-Albania nga data...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In