Nisma për Kosovën ka thirrur një konferencë për media për sot, siç thuhet në njoftim, për të zbuluar një skandal të Kuvendit të Kosovës. Sipas Nismës ky skandal, përfshinë Ministrinë e Financave së bashku me Presidencën dhe ka të bëj me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
“Nisma për Kosovën thërret konferencë për medie, (Tema: skandali i Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë), i zbuluar nga NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftim.
Sipas Nismë-s, në këtë skandal janë të përfshirë Ministria e Financave, Kuvendi, Kryetari i Kuvendit, Administrata e Kuvendit dhe Presidenca, transmeton KosovaPress.