• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma e mjekut të njohur Halim Kosova: Shërbim shëndetësor në vendbanimin e tyre për nënat që lindin në zonat e varfra

by Ardit Rada
27/06/2020 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur Halim Kosova ka deklaruar se ka nisur një iniciativë mjaft humane në zonat e varfra të vendit, për të ndihmuar nënat shtatzënë që të kenë një lindje të mirë dhe pa probleme.

“Puna ime më ka bërë të ngre pyetjen është që si ka mundësi që shumë njerëz për një problem në shëndet të vogël vijnë në zona të banuara a në qytete. Për këtë jam interesuar dhe kam bërë vëzhgim, që kur isha në parlament dhe në Kuvend fola për këtë punë. Më dhanë situatë të qartë sa rëndë është situata këtu. Lindjes nuk i dihet asnjëherë. Kjo m’u duk alarmante. Ndryshe është kur e shkruan në hartë dhe ndryshe kur shkon atje. Banorët e këtyre zonave janë lënë deri diku në harresë.

E dyta shëndetësia në Shqipëri është ballafaquar me braktisje të madhe. Duhet të punojmë që mjekët t’i mbajmë këtu. Unë s’jam nga ata që thonë se kjo është qeveri e poshtër, por kam dhënë kontributin tim. Unë kam shkuar në këto zona, të mbush pyetësor me 16 pyetje dhe shoh situatën aty. Unë e kam të qartë sesi është organizuar sistemi nënë- fëmijë në vendin tonë. Duhet të ofrohet shërbimi shëndetësor në atë vend. Gjatë vizitave, bëj trajnim me mjekun. Nuk e kam fjalën vetëm për Tiranën, por edhe në qytete të tjera. Prsh në një fshat të veriut për shembull gruaja të shkojë në Pukë, në Shkodër a në Tiranë. Kjo quhet rajonalizimi i shërbimit shëndetësor, që të organizohet më mirë”, tha ai në emisionin “Kjo Javë”.

Mjeku Halim Kosova tregoi më tej edhe eksperiencën që ka pasur në disa fshatra të Shqipërisë, ku ka ndihmuar gratë që ishin shtatzënë për lindje më të shëndetshme.

“Nuk do asnjë kokërr leku iniciativa, mjafton të shikosh situatën dhe të japësh zgjidhje për banorët. Iniciativën e nisa në Fushë Arrëz, këtë fundjavë do të jem në Has, kam bërë organizimin. Është bërë organizim. Unë kam nisur një punë intensive, duke mbajtur kontakte me gratë, ku kam mbledhur të dhënat në data baze. E bëj me dëshirë këtë punë. Unë kam qenë edhe në Ndroq, ku jetonin në varfëri. Me këta njerëz thashë do ndërtoj një rrjet për t’i ndihmuar gratë që jetojnë këtu gjatë lindjeve. Kam krijuar axhendën time për këtë ide. Kam pasur si grup edhe dy mami e një shofer”, deklaroi Kosova.

/e.rr

Next Post
Ferma në Konispol që prodhon 320 ton shegë, shembull i mbështetjes dhe zhvillimit të bujqësisë

Ferma në Konispol që prodhon 320 ton shegë, shembull i mbështetjes dhe zhvillimit të bujqësisë

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Mjek i mire se bazohet ne humanizmin njerezor .Bravo doktor Kosova dhe Shembullin tuaj ta ndjekin dhe mjek te tjere me pervoje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

November 12, 2026
Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In