• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma e ministres Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian

by Java News
07/03/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të nisma të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në muajin e grave, Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e gruas në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë, ku lajmëroi nismën për ofrimin e shërbimit të dedikuar, pa pagesë për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat do të përfitojnë ekografitë obstetrikale dhe gjinekologjike, pap test, vizita falas dhe të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë.

“Në këtë muaj të vecantë, në muajin e grave, cdo ditë po punojmë për përmirësuar cilësinë e jetës për cdo grua, me fokus të vecantë tek gratë e margjinalizuara, për të rrëzuar barrierat për marrjen e shërbimeve shëndetësore në kohë dhe me cilësi. Jemi këtu në këtë qendër tërësisht të rinovuar ku lançojmë nismën më të re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ju vjen në ndihmë grave më në nevojë. Në një fashë orare të dedikuar enkas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian dhe gratë në nevojë, çdo ditë nga ora 14.00-16.00 mjekët dhe stafi i Maternitetit Mbretëresha Geraldinë do të jenë në shërbim të këtyre grave, të cilat për shumë arsye që lidhen edhe me barrierat socio-kulturore, nuk arrijnë t’i marrin këto shërbime”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres, kjo nismë jo vetëm do të rrisë aksesin në shërbime për gratë e margjinalizuara por do të ndikojë padyshim edhe në uljen e sëmundjshmërisë apo komplikacioneve, duke synuar drejt parandalimit të smëundjeve përmes kontrolleve të hershme.

 “Kjo nuk është nisma e parë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa i takon aksesit në shërbime për kategoritë në nevojë. Nga Janari ne kemi nisur programin tashmë kombëtar të Kujdesit Shëndetësor në Komunitet, përmes të cilit po ofrohet shërbim shëndetësor pranë vendbanimeve, kryesisht të grupeve të margjinalizuara si komuniteti rom dhe egjiptian”, tha Manastirliu.

 Rezultatet e ofrimit te sherbimit ne komunitet, aty ku jane nevojat, tashme jane konkrete, pasi vetem ne dy muajt e pare te vitit, u kryen 830 mamografi nepermjet mamografeve te levizshem, nderkohe qe gjate gjithe vitit te kaluar u kryen 4250 mamografi. Vetëm në dy muaj, 1070 femije jane vaksinuar aty ku jetojne, prane vendbanimeve te tyre, fale programit te kujdesit shendetesor ne komunitet te Ministrise se Shenetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërsa drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dr. Eljona Demaliaj mbështeti nismën dhe garantoi se mjekët dhe stafi i maternitetit do të jenë në shërbim të dedikuar për të përmbushur deri në fund këtë nismë që garanton shërbimin shëndetësor falas për gratë në nevojë. 

Next Post
Ofensiva izraelite në Shqipëri

Ofensiva izraelite në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com