Menjëherë pas fillimit të Grand Prix Bahreinit, makina e ekipit Haas, të pilotit francez, Romain Grosjean u përplas me barrierën mbrojtëse, u nda më dysh dhe mori flakë.
Shoferi francez doli nga makina dhe u dërgua me ambulancë në qendrën mjekësore të qytetit.
Menjëherë flamuri i kuq me të gjitha makinat që ndalojnë, në pritje të nisjes së re.
Imazhet e para të garës janë mbresëlënëse.
Trupi i makinës dhe Halo, që mbron pilotin dhe e prezantuar kohët e fundit nga FIA ishin ndoshta elementet që lejuan Roman Grosjean të mbijetojë në aksidentin e tmerrshëm menjëherë pas fillimit të GP të Bahreinit.
Shoferi francez më pas arriti të dilte nga kabina me shpejtësi të madhe dhe u shpëtua menjëherë nga stafi i pistës.
/a.r