• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisja e mësimit në Universitet, Rektori: Ja tre kushtet që duhet të plotësojnë studentët

by Java News
16/10/2021 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të marrë pjesë në leksione, studentët duhet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19. Në të kundërt, pra nëse nuk pranojnë që të vaksinohen, atëherë do të jenë të detyruar që të kryejnë tampon një herë në javë.

Përmes një konference për mediat, tri ditë para nisjes së vitit akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, tha se në auditorë do të lejohen edhe ata studentë që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.

“Do të lejohen në auditorë të gjithë ata studentë që paraqesin një certifikatë vaksinimi, që janë me test PCR negativ, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës. Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve të vaksinuar, mbi 50%, nga 60% që i janë përgjigjur pyetësorit. Më të vaksinuar janë studentët që sapo nisin vitin e parë Bachelor”.

MËSIMI ONLINE

Në lidhje me mësimin online, rektori Hoxha tha se qëllimi është që universitetet t’i rikthehen normalitetit, megjithatë çdo vendim do të jetë në varësi të situatës.

“Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë do të nisë më 10 nëntor. Universiteti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjësimit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Mësimi online është përmirësuar, por ne kemi studentë që pas 2 vitesh nuk e njohin universitetin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta, ata që i kemi në master, një dhe dyvjeçar, na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin. Mësimi në auditor nuk zëvendësohet. Për sa i përket alternativës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online.

Kurse po kjo pikë e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën apo kartën e vaksinimit. Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtjes dhe të shëndetit të tyre, por edhe të moslejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballem.

RISITË

Rektori u ndal më tej edhe te risitë e këtij viti akademik.

“Data e fillimit të vitit akademik ishte data 11, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, iu kërkua Ministrisë së Arsimit që të shtyhet data e fillimit akademik, që edhe institucionet e arsimit të lartë të bëheshin gati, por edhe studentët të kishin kohë të akomodoheshin. Ajo që kemi vendosur sot është që ky vit akademik, një pjesë e mirë e programeve tona, për një pjesë të studentëve do të zhvillohet në gjuhë të huaj dhe ajo do të jetë anglisht. Paralel me këtë, po identifikojmë institucionet e arsimit të lartë. Një pjesë e programeve tona të bëhen si programe të përbashkëta. Në këtë pikëpamje, ajo që ne po kërkojmë është që universitetet tona, deri tani të mbyllura, në kushtet ku Shqipëria është drejt integrimit në BE, të jenë të hapura, jo vetëm për studentët tanë, por edhe ata të huaj”, u shpreh rektori./m.j

Next Post
Tërmeti i 2019/ Grida Duma “zbret” në Kryevidh: Shtëpinë ua ka lënë babai apo e keni bërë vetë?!

Tërmeti i 2019/ Grida Duma "zbret" në Kryevidh: Shtëpinë ua ka lënë babai apo e keni bërë vetë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In