Nisja e reshjeve të shiut në Kukës ka ndihmuar në izolimin e zjarrit në Majën e Rrunës.
Mbrojtja Civile informon se megjithëse zjarri është izoluar, 10 forca zjarrfikëse janë të angazhuara për të mbajtur nën monitorim situatën.
Ndërsa 30 forca të tjera nga Burreli dhe Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.
Mësohet se vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i Bashkisë Fushë-Arrëz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive. Kurse në Bashkinë Tropojë dhe në Has situata është e qetë.
/a.r