Kanë nisur tashmë regjistrimet e fëmijëve për në çerdhet e Tiranës. Deri në datën 1 korrik të gjithë prindërit kanë mundësi të aplikojnë për të regjistruar fëmijën e tyre në çerdhe.
Ndërkohë që, për të aplikuar duhet që të dorëzohet një certifikatë personale e fëmijës si dhe një vërtetim pune i nënës ose babait
Po ashtu, Bashkia e Tiranës po shikon mundësinë që të marrë edhe disa ambiente me qira për çerdhe të reja, pasi ka kërkesa të shumta.Lista e fëmijëve që do të pranohen në çerdhe do të publikohen në fund të muajit korrik. (java / r.a)