• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin punimet në Qafë Kashar–Rinas/ ARRSH: Ja si do të devijojë trafiku sot

by
10/01/2022 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesi e sotëm, sikurse ishte njoftuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë nisur punimet në Qafë Kashar-Rinas. Sipas ARRSH, punimet do të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Gjithashtu është njoftuar edhe devijimi i trafikut, sipas planit të menaxhimit.

“Filluan punimet e rehabilitimit 📍në Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike⛅️

🚧Me fillimin e punimeve është bërë edhe devijimi i trafikut 🛑sipas planit të menaxhimit”, shkruan ARRSH.

Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 faza si më poshtë: faza e parë drejtimi Qafë Kashar–Universiteti Epoka, faza e dytë: Universiteti Epoka–Rinas aeroport dhe faza e trete: Rinas aeroport -Kryqëzim Rinas.

Njoftimi i plotë:

Në datën 10.01.2022, ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.

Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në:

– Skarifikimin e shtresave egzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.

– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.

Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 (tre) faza si më poshtë:

FAZA E PARË: DREJTIMI QAFË KASHAR–UNIVERSITETI EPOKA

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë.

  • Dita e parë e punimeve do të jetë në Qafë Kashar dhe përfundimi në Universitetin Epoka, do të punohet në të dyja korsitë.
  • Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.

FAZA E DYTË: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë.

  • Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
  • Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS

Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë.

  • Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes, orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimnit të miratuar dhe për të shmangur bllokimin e qarkullimit.

⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

/b.h
Next Post
Rama takim në seli me drejtuesit e qarqeve, ja çfarë është diskutuar/ Nesër mbledhje kryesie

Rama takim në seli me drejtuesit e qarqeve, ja çfarë është diskutuar/ Nesër mbledhje kryesie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In